Connect with us

Aktuale

Magjia e ngjyrave dhe ndjenjat që na shkaktojnë

Published

on

Për të zbukuruar ambientin ku jetoni, ju nuk duhet të brengoseni për trendet, sepse trendet e ngjyrave janë kalimtare. Personat të cilët jetojnë aty, e bëjnë ambientin e bukur duke zgjedhur ngjyrat të cilat reflektojnë shijet dhe personalitetin e tyre. Esenca është që këto ngjyra të pëlqyera të kenë raporte të mira pranë njëra-tjetrës.

Zgjedhja e kombinimit të ngjyrave është çështje parësore. Ngjyra ka fuqi për të ndryshuar pamjen, madhësinë dhe formën e mobilieve, orendive e posaçërisht të dhomës, transmeton Telegrafi.

Kur zgjedhim ngjyrat, është mirë të mendohet se secila ngjyrë ka vlerë psikologjike. Mendoni se si ato ngjyra ju bëjnë të ndiheni. Por, duhet patur kujdes se disa ngjyra në hapësira të mëdha mund të kenë efekt të kundërt.

Çfarë atmosfere dëshironi të krijoni? Cila ngjyrë ju ndihmon ta arrini këtë atmosferë?

Duhet konstatuar se nëse përdorim 3, 4 ose më shumë ngjyra, atëherë ambienti ngarkohet dhe krijohet atmosferë kaotike. Jo më shumë se 3 ose 4 ngjyra. Shumë ngjyra krijojnë ambient të ngarkuar dhe lëmsh.

Ngjyrat e hapura japin ndjenjën e pastërtisë dhe hapësirës më të madhe, ndërkaq ngjyrat më të errëta janë më të sofistikuara dhe më të ngrohta; dhomave të mëdha u japin më shumë intimitet.

E KUQJA ngrit nivelin e energjisë në dhomë. Është zgjedhje e mirë për të nxitur eksitim, veçanërisht natën. Në dhomën e ditës ose të ngrënies, e kuqja i afron njerëzit dhe stimulon biseda, i bën njerëzit të ndjejnë dhe reflektojnë ngrohtësi ndaj njëri-tjetrit.

Preferohet për dhomë të fjetjes, si stimulues, por vetëm atëherë nëse në dhomë jeni pasi të errësohet, kur ju e shihni ngjyrën nën dritën e llambës, kur ngjyra shfaqet memece, e pasur dhe elegante. E kuqja nxit adrenalinën si asnjë nuancë tjetër.

Por, edhe ngjyrat e ngrohta janë mjaft të mira. Ato japin përshtypjen e kuzhinieres së mirë.
Kujdes: ngjyrat e ngrohta në dhomën e ngrënies stimulojne oreksin. Por, nëse është dhomë e ngrënies formale, inkurajon biseda si dhe shton oreksin e të ftuarve.

Kuzhina. Po qe se keni kujtime të mira nga fëmijëria juaj e bisedave ne kuzhinë, nuk është ide e keqe t’i përdorni po këto ngjyra në kuzhinën tuaj të tanishme, mund të jetë kombinim perfekt – e kaltra me të bardhën.

E VERDHA reflekton harenë e rrezeve të diellit dhe transmeton lumturi. Është e preferuar në kuzhinë, dhomë të ngrënies dhe banjë.

Në hapësirat e vogla, në hyrje, paradhomë dhe korridor jep ndjenjën e mikpritjes. Porse, nuk është e preferuar si ngjyrë kryesore e dhomës, sepse njerëzit me lehtë humbin durimin në dhomë ku dominon e verdha; gjithashtu edhe foshnjet qajnë më tepër në dhoma të verdha (i prin frustrimit dhe nervozës). Ngjyra e verdhë shkakton lodhje më të shpejt të syve.

E KALTËRtA zbret tensionin e gjakut, ul rrahjet e zemrës si dhe ngadalëson frymëmarrjen, prandaj edhe konsiderohet si qetësuese dhe relaksuese. Rekomandohet në dhomë të fjetjes edhe banjë.

Kujdes të shtuar duhet patur me nuancat e të kaltrës intensive, e cila duket e bukur në enë, mirëpo mund të jetë tejet e pakëndshme në mure, mobilie apo orendi. Qëndroni më afër të kaltrës së çelëti, ndërkaq e kaltra e errët evokon trishtim.

Dhoma e fjetjes është vendi ku ju shkoni të relaksoheni dhe të rilidheni me partnerin tuaj. Ngjyrat e ftohta mund të jenë zgjedhje e mirë, si e kaltra apo e gjelbra .

Banja. E bardha dhe ngjyrat e ngrohta janë më të popullarizuarat në banjë, sepse ato reflektojnë pastërti dhe ambient të këndshëm. Sot, banja nuk është një vend vetëm për t’u larë, por edhe ku njeriu gjen relaks dhe reflekton për ndodhitë e ditës. Në të shumtën e rasteve edhe e kaltra dhe tirkuazi janë ngjyra mjaft të rehatshme dhe të këndshme, kanë efekte qetësuese si dhe i japin sens pastërtisë dhe freskisë.

Kur shikoheni në pasqyrë, në banjë, ju gjithmonë dëshironi të dukeni për mrekulli. Andaj, asnjëherë mos e ngjyrosni banjën me një ngjyrë që nuk ju shkon, ose që kurrë nuk do ta përdornit për veshmbathje. Gjithashtu, ngjyra e kaltër nxit imagjinatën dhe mendimet pozitive.

Dhoma e tinejxherëve. Për shkak të harmonisë familjare, më së miri është t’i lejomë që ata vet të zgjedhin ngjyrën për dhomën e tyre, qofshin ato shumë të egra për guston tuaj; lejoni që ata të jenë të lirë në zgjedhje dhe shprehje.

E GJELBRA konsiderohet si ngjyra më pushuese për syrin. Në dhomën e ditës ofron mjaft komoditet dhe harmoni, ndërkaq në dhomën e gjumit relaksim; në dhomën e punës, bibliotekë ose zyrë është më se e përshtatshme. Gjithashtu besohet se kjo ngjyrë ndikon edhe në fertilitet me çka konsiderohet si zgjedhje e mirë edhe për dhomë të fjetjes.

Dhoma e punës ose biblioteka. Sa më shpejt t’i kryeni punët, aq më shumë kohë do të keni për të kaluar me familjen, prandaj është e rëndësishme që ngjyra që do të përdorni në këtë hapësirë të jetë relaksuese dhe që ju ndihmon në relaksim. E gjelbra është perfekte, sidomos në hapësirat që kaloni shumë kohë. Është konstatuar që e gjelbra ndihmon shumë në koncentrim. Ngjyrat e ngrohta nuk preferohen në bibliotekë ngase ato kanë edhe efekte eksituese.

NGJYRA VJOLLCË në nuancat e errëta, është e pasur, dramatike dhe e sofistikuar. Asocion në luks, kreativitet, si dhe si ngjyrë e përfituar ose sekondare i jep hapësirës thellësi.

Ndërkaq, tonet e lehta të vjollcës, sikurse jorgovani, sjellin atmosferë pushuese në dhomat e gjumit, mu sikur ngjyra e kaltër, pa rrezikuar të jetë pikante.

NGJYRË PORTOKALLI evokon eksitim, entuziazëm, si dhe është ngjyrë energjike. Nuk preferohet për dhomat e ditës ose të fjetjes, mirëpo është perfekte për dhomat e ushtrimeve.

Kjo ngjyrë do t’ju ndihmon të lironi ngarkesat emocionale gjatë ushtrimeve.

NGJYRAT NEUTRALE: E zeza, e bardha edhe ngjyrë hiri janë ngjyra të paqëndrueshme në trend. Mirëpo, shquhen për virtytin e tyre, i cili shtrihet në fleksibilitet. Shtohen për të gjallëruar ose qetësuar atmosferën. E zeza, më së miri qëndron në detaje të vogla, mendohet që në secilën dhomë është e nevojshme një sasi e vogël e ngjyrës së zezë për të dhënë thellësi.

Rregull e pa shkruar: zgjedhja më e mirë për tavan është e bardha. Tavanet e lyera me të bardhë ose me ngjyrë më të hapur sesa muret, asociojnë më lartë, ndërkaq ato me ngjyra të errëta asociojnë më ulët. Vizuelisht tavanet më të ulta krijojnë intimitet të rehatshëm pozitiv.

Zgjedhja e ngjyrave është diçka shumë personale. Ngjyrat kanë edhe ndikime të ndryshme tek personat me karakter të ndryshëm, si dhe në varësi nga kultura, prejardhja, stili i jetës ose nga vendi ku jeton.

Jeni ju ata që do të jetoni me këto ngjyra, zgjidhni ato që ju bëjnë të ndiheni mirë. Mbi të gjitha, zgjidhni ngjyra të kualitetit të lartë, në mënyrë që të keni nuanca të bukura dhe afatgjate.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending