Aktuale
Lufthansa prezanton avionin që ngjason me një jaht luksoz
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/05/avion1.jpg)
Koncepti i ri i SkyRetreat i Lufthansa Technik për Airbus A220, është avioni super luksoz, me një dizajn të brendshëm të ngjashëm me një jaht.
Me dekore prej druri dhe jo një rrip sigurimi në pamje, kjo duket më shumë si pjesa e brendshme e një jahti sesa e një avioni. Ky është koncepti i ri i SkyRetreat i Lufthansa Technik për Airbus A220, i cili ka një kabinë të dizajnuar për të kënaqur VIP-at.
Pamjet e zbuluara nga kompania krijuese e këtij avioni, tregojnë praninë e divanëve në formë L, në vend të vendeve të avionit standard. Lufthansa Technik (departamenti i konceptit të elitës së Lufthansës) imagjinon se SkyRetreat do të ketë tapete për njerëzit që ata të mund të ecin pa këpucë ndërsa ulen në kolltukë.
Video nga Daily Mail
Imazhet paraprake gjithashtu tregojnë se kabina do të jetë e ndriçuar me drita të varura dhe llamba tavoline në formë sferike në bazamentet e mermerit. Kabina e avionit ka një akomodim luksoz, ku është e pajisur gjithashtu me shtretër dopio për udhëtarët për të fjetur. Karakteristika të tjera përfshijnë një televizor të madh 4k që shfaqet nga një ndarje anësore, një largim nga ekranet e vogla të cilat shikohen shpesh të pranishme në avionët standardë.
Koncepti i shumëpritur i SkyRetreat nga Lufthansa Technik do të zbulohet plotësisht gjatë ekspozitës së Monaco Yacht Show në shtator. Duke komentuar mbi dizajnin unik të kabinës, Wieland Timm, drejtori i lartë i shitjeve VIP të Lufthansa Technik, tha: Koncepti ynë SkyRetreat gjen përdorimin optimal të kësaj kabine të gjërë dhe karakteristikat e tij teknike do t’u ofrojnë klientëve tanë një ndjenjë të re të hapësirës dhe një udhëtim të një përvoje unike.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)