Featured
Lokalitetet vikinge, trashëgimi botërore e UNESCO-s

Një mijë vjet më parë, “grupe të egra nga veriu” tmerruan gjithë Evropën. Tani, vikingët kanë fituar titullin Trashëgimi Botërore e 43-të e UNESCO-s për Gjermani, pa përdorur sëpata e shpata. Lokaliteti i është shtuar listës me trashëgimi botërore në komitetin e UNESCO-s të mbajtur në Manama të Bahrain.
Peizazhi Kufitar Arkeologjik i Hedeby dhe Danevirke është i 43-ti lokalitet që do të shkruhet në emrin e Gjermanisë, që tashmë ka të përfshira në listë edhe 39 lokalitete kulturore dhe 3 lokalitete natyrore, transmeton sot “Koha Ditore” shkrimin e DW.
Më 1897, qyteti i vjetër viking i Haithabu qe zbuluar në Schlesëig, në veri të Gjermanisë. Gërmimet nisën më 1900 dhe vazhdojnë edhe sot. Rëndësia e këtij lokaliteti është rritur dukshëm: ishte qendra regtare më e rëndësishme e distancës së largët në Evropën Veriore. Këtu qenë takuar të gjitha rrugët e rëndësishme sikurse edhe njerëz me origjina të ndryshme: danezët, saksonët, sllavët, madje edhe tregtarët nga Bizanti i largët.
Nga shekulli nëntë deri në shekullin e njëmbëdhjetë, danezët, suedezët e norvegjezët, ishin quajtur vikingë, nga pjesa tjetër e Evropës. Ky emër mbase derivon nga folja e vjetër norvegjeze “vikingr”, që nënkupton vjedhje apo plaçkitje. Vikingët nuk ishin popull i uniformuar, por u përkisnin fiseve të ndryshme në Skandinavi. Ata ishin bashkuar në aleanca të lira për t’u bërë pre e lehtë në Evropën Qendrore e Jugore dhe për të gjetur vendbanime të reja. Të armatosur deri në dhëmbë, ata pushtonin fshatra, plaçkitën manastire e dogjën gjithçka që nuk mund ta merrnin me vete. Emri u ishte dhënë nga njerëzit që i kishin sulmuar. Ata i shihnin luftëtarët nordikë si pushtues të tmerrshëm.
Në shekullin e tetë ishin mbase tregtarët frisianë ata që u vendosën në Scheli, një degë 40-kilometërshe me lundrim nga Deti i Zi. Danezët dhe skandinavët e tjerë i ndoqën ata. Vendbanimit të ri i dhanë emrin Haithabu, që është kompozitë e fjalëve të vjetra nordike “heide”, që do të thotë tokë e pakultivuar dhe “hof”, që do të thotë oborr. Njerëzit e kësaj toke ndërtuan një port, rrugë, shtëpi dhe rrethoja muri. Në ditët kulmore, qyteti numëronte 1 mijë e 500 deri në 2 mijë njerëz. Disa jetonin nga tregtia, të tjerët nga plaçkitjet. Nga Haithabu, anijet e ngarkuara plot morën mallra aq larg sa në Kostandinopojë apo Bagdad. Por vikingët po ashtu prej këtij vendi u nisën edhe me anijet e shpejta me të cilat vazhdonin sulmet e tyre.
Në afërsi të Haithabu, mbretërit danezë ndërtuan një fortifikatë për ta siguruar kufirin jugor të perandorisë së tyre dhe qytetin tregtar të Haithabus. Danevirke përbëhej nga toka, muret, hendeqet dhe një barrierë në lumin Schlei. Danevirke është 33 kilometra i gjatë dhe konsiderohet monumenti më i madh me sipërfaqe në Evropën Veriore.
Në fund, asgjë nuk ia vlejti: pasi U mbijetoi shumë sulmeve, qyteti ishte shkatërruar më 1066 në sulmet e trupave sllave. Historia e Haithabu përfundoi vetëm para 300 vjetësh.
Arkeologët kanë qenë duke gërmuar përreth Haithabu-s tash 100 vjet, por deri më tani vetëm 5 për qind e vendbanimit dhe portit është zbuluar. Është një prej lokaliteteve më të rëndësishme në Evropën Veriore.
