Aktuale
Lokalet me pamjet më të bukura në botë

Njerëzit ulen në lokale për pak minuta qetësi, për të ngrënë ose për të pirë diçka ndërkohë që çlodhen e shijojnë shoqërinë e miqve. Por disa lokale bëhen tërheqës edhe për pamjet unike që ofrojnë.
Këta janë disa nga lokalet, bare apo restorante të ndryshëm nëpër botë, që njihen pikërisht për pamjet e veçanta e marramendëse që u ofrojnë klientëve.
- Coq d’Argent, Londër . Lokali është në një lulishte të ndërtuar mbi çatinë e një ndërtese, prej ku shihen pjesë të rëndësishme të qytetit, si Banka Qendrore dhe katedralja Saint Paul.
- Ozone, Hong Kong, është në katin e 118-të të hotelit Ritz Karlton, rreth 500 metra mbi nivelin e detit. Lokali më i lartë në botë.
- Top of the Mark, San Francisco, ofron pamje 360 gradë të qytetit. Mund të shihet edhe ura Golden Gate dhe ishulli Alkatraz.
- Nga Three Sixty, në St. Louis të Amerikës, mund të shihen ndeshje të stadiumit aty poshtë, si dhe pamje të lumit Misisipi.
- Nga bari “Katër Stinët” në Aer të Mumbait, Indi, mund të shihet gjithë qyteti, deri te Deti Arab.
- Bar –restorant “Galaxy” në Athinë të Greqisë ka pamje të Akropolisit, Sheshit Sintagma, Parthenonit, etj…
- O2 Lounge në hotelin Riz Carlton të Moskës ofron pamje të Kremlinit dhe të Sheshit të Kuq, si dhe të Katedrales “Krishti Shpëtimtar”.
- Blu Bar në Sidnej të Australisë ofron pamje të mrekullueshme të qytetit, si dhe një martini që kushton 10,000 dollarë. Lokali ndodhet në katin e 36-të të hotelit Shang-Ri, me pamje nga porti, Opera e Sidnejt e zona të tjera.
- Nga Skye Bar në San Paulo, Brazil, mund të shihet i gjithë qyteti dhe parku Ibirapuera.
- Në Sky Bar, Bangkok, Tajlandë, të merren mendtë edhe pa pirë gjë. Është 250 metra mbi nivelin e detit. Ka pamje fantastike të qytetit dhe shfaqet te filmi The Hangover Part II.
- The Roof, Los Angeles. Në Los Anxhelos ka shumë bare në tarraca pallatesh, por the Roof është i vetmi që ka pamje nga Hollywood Hills.
- TOP Mountain Star, në Hochgurgl në alpet e Austrisë, ndodhet në një resort për ski që gjendet 3000 metra mbi nivelin e detit.
- La Vue, Paris, tregon dritat e qytetit nga këndi më dramatik, me kullën Eifel jo shumë larg që aty. Është një nga vendet më romantike të qytetit.
- Wythe Hotel në Bruklin të Nju Jorkut ka pamje fantastike të Manhatanit.
- Hoteli Saniya Palace në Agra të Indisë nuk është i shtrenjtë, dhe luksin e ka te pamja, pasi që nga ky bar-restorant mund të shihet shumë mirë Taxh Mahali.
- New York Bar, në Tokio të Japonisë, jep pamje madhështore të qytetit, dhe shfaqet në filmin “Lost in Translation”.
- Vertigo and Moon Bar, në Bangkok, përkthehet “bari i marramendjes dhe i hënës”, dhe është emri më i përshtatshëm që mund t’i jepej. Gjendet në katin e fundit të hotelit Banian, prej ku shihet i gjithë qyteti.
- Lokali 360, në Stamboll, u lejon klientëve të shohin dy kontinentet, Europën dhe Azinë, që nga Ura e Bosforit e deri te kisha e Shën Sofisë,.
- Al Sarab Rooftop Lounge në Dubai, ka pamje nga i gjithë qyteti dhe nga Shkretëtira Arabe, ku perëndimit i diellit duket një mrekulli më vete.
- AirBar, Las Vegas. Në “qytetin e mëkateve” nuk mbarojnë mrekullitë, por bari me pamjen më të bukur është AirBar, te kulla Stratosphere. Lokali më i lartë në Las Vegas.
- Vista Bar në Kepj Taun të Afrikës së Jugut ofron pamje paronamike të qytetit dhe të malit madhështor.
