Featured
Lluksi i kryetarit të Leposaviqit për mobilim të kabinetit, gjithçka në “Shinnoki Smoked Walnut”
Komuna më veriore të Kosovës, ajo e Leposaviqit shpejt do të ketë një nga kabinetët më të mirë të kryetarëvë në Kosovë.
Kjo mund të thuhet pasi është bërë njoftimi për kontratë në lidhje me mobilimin e kabinetit të Zoran Todiqit, kryetar i Leposaviqit, që sipas përshkrimit të çmimeve shihet se edhe shtyllat do të vishen me dru të tipit “Shinnoki Smoked Walnut”.
Përveç mobilimit, është specifike edhe kërkesa për “tepihun belg”, shkruan Ndertimi.info.
Mirëpo, “kabineti” si koncept në Leposaviq nuk është një përmbledhje e gjithë vendit ku rri e punon kryetari. Ai ka specifikuar edhe 8 produkte që nevojiten me këtë material specific që të bëhet gati “Kabineti Ndihmës”.
Sikur mos të mjaftonte, më pas vazhdohet me “Zyrën”. I njëjti trajtim është edhe për të diku u porosituar 13 produkte.
Për këtë investim, Komuna e Leposaviqit ka ndarë një buxhet prej 20,000 eurosh./ndertimi.info/