Aktuale
Llojet e hipotekave në ndërtim

Hipotekimi në ndërtim është hipoteka që mbulon koston e ndërtimit të një shtëpie, gjë që e dallon atë nga llojet e tjera të hipotekave.
Hipoteka e kompletuar
Janë dy lloje të hipotekave që mund të realizohen kur bleni një shtëpi. E para është hipoteka e kompletuar apo e përfunduar sipas së cilës krediti nuk transferohet derisa të përfundojë tërësisht apo deri sa të jetë në fazën përfundimtare ndërtimi i shtëpisë.
Dikush mund të bëjë edhe pagesë paraprake, edhe pse ekziston mundësia e pagesës me këste. Për shkak se pagesa nuk bëhet deri në përfundimin e ndërtimit të objektit, mund të bëhen ndryshimet e dëshiruara në hipotekë, deri 30 ditë para datës së posedimit të objektit.
Ndonëse hipoteka e kompletuar siguron një lloj “paqeje” se hipoteka nuk do të finalizohet derisa dikush të jap diçka në këmbim [një shtëpi me tulla dhe llaç], akoma ekziston pasiguria se në mes të tashmes dhe së ardhmes çdo gjë mund të ndodhë.
Nëse ndërroni vendin e punës ose nëse merrni një tjetër hua, miratimi i hipotekës mund të rrezikohet. Pavarësisht kohëzgjatjes së parashikuar për përfundimin e ndërtimit të shtëpisë suaj, ju megjithatë nuk preferohet ta bëni një gjë të tillë. Lajmi i mirë është se nëse dëshironi një hipotekim të kompletuar, ju nuk keni nevojë të prisni gjatë, shumica e huadhënësve që bëjnë hipotekime të tilla, përfundojnë ndërtimin e shtëpive për 120 ditë.
Hipoteka për tërheqje
Lloji i dytë i hipotekës ndërtimore që mund të merrni quhet hipotekë për tërheqje dhe i mundëson ndërtuesit që të tërheqin para gjatë gjithë procesit të ndërtimit. Ky opsion është më shumë i konsiderueshëm kur dëshironi të ndërtoni shtëpinë, por njëherësh keni nevojë për para gjatë procesit që ndodhë ndërtimi.
Në këtë lloj hipoteke bëhet edhe një inspektim i procesit të ndërtimit, për t’u siguruar që gjithçka po shkon sipas planit. Nëse inspektimi gjen parregullësi në ndërtim, atëherë ndërtuesi nuk i merr këstet e ardhshme të kredisë. Edhe pse inspektimi është një gjë e mirë për t’u bërë, për këtë gjë ju duhet të paguani para ekstra për çdo herë që dëshironi që punimet të inspektohen.
Tokat e pazëna
Nëse jeni duke ndërtuar vet nga zeroja dhe keni nevojë për një hua për të blerë tokën mund të keni nevojë për një lloj tjetër lloj kredie për ta blerë atë [një hap që nuk vlenë nëse jeni duke blerë një shtëpi përmes një ndërtuesi].
Kur të blini tokë, sigurohuni paraprakisht se do t’ju lejohet të bëni ndërtime në atë hapësirë. Disa gjëra që duhet merren parasysh janë edhe heqja e ujërave të zeza [në rast se ka] në zonën ku dëshirioni të ndërtoni dhe të njiheni me kushtet aktuale mjedisore të atij ambienti.
Procesi i hipotekës
Ky proces i marrjes së një hipoteke mund të jetë pak më i komplikuar në krahasim me hipotekat më tipike. Disa huadhënës kanë kufizime në lidhje me kohëzgjatjen e nevojshme për ndërtimin dhe nuk do t’ju japin hua nëse shohin që ndërtimi duhet të vazhdojë më gjatë se data e caktuar.
Hipoteka e kompletuar nuk është ndonjë gjë e madhe për huadhënësit për shkak se krediti nuk finalizohet deri sa të përfundojë ndërtimi. Një rrezik më të madh paraqet hipoteka e tërheqjes.
Gjithsesi, duke folur me një ndërmjetës hipotekeje, të specializuar në ndërtim, do të sqaroheni më shumë rreth çdo shqetësimi që mund të keni, madje ata do t’ju ndihmojnë të shqyrtoni të gjitha mundësitë që i keni në dispozicion për realizimin e qëlllimeve tuaja./Ndërtimi.info/
