Connect with us

Aktuale

Liqeni i Batllavës pret dorën e investimeve

Published

on

Natyra nuk kurseu dorën e saj në bukuritë e Liqenit të Batllavës, por dora e njeriut po. I ndërtuar në vitin 1961 me një natyrë të virgjër e me vendplazhe të përshtatshme për pushim, ky liqen mbetet atraksion për turistët, pa llogaritur investimet që mungojnë dhe kushtet jo shumë të favorshme.

Këto janë pamjet e njërit kënd të lojërave sportive dhe lodrave e që do të duhej të ishe atraksion për fëmijë e vendtakim për sportet e të rinjve.

Një pjesë të moshës së pensionit, Bashkim Gjyrgjiala ka vendosur ta kalojë në Liqenin e Batllavës.

Ai ka një shtëpi këtu ku e kalon verën e pjesën e mbetur të jetës. Shtegu për ecje është shumë i nevojshëm, e për pastërtinë thotë se kohët e fundit është përmirësuar. Duke mos llogaritur vështirësitë e të metat, Gjyrgjiala iu bënë thirrje qytetarëve të vijnë dhe t’i shfrytëzojnë këto bukuri, duke mos hedhur mbeturinat që ndotin liqenin.

“Verës kryesisht vijë në shtëpinë verore sepse tash jam në pension, kështu që kam kohë dhe kam kënaqësi të rri në këtë ambient të bukur që vërtetë është shumë ajri i pastër dhe qetësi, por edhe liqenin e mrekullueshëm të Batllavës…kohët e fundit është përmirësuar diçka pastërtia në këto plazhe, janë dy njerëz sa i kam pa pastrojnë kohë pas kohe, kështu që është më pastër, mirëpo hala kish pas nevojë, veçanërisht kisha apelu që qytetarët që vijnë me shfrytëzu këtë bukuri të kenë kujdes, mos t’i hedhin mbeturinat, mbeturinat mundë t’i marrin me veti dhe t’i hedhin aty ku duhet…po ajo që mua do të më kishte pëlqyer edhe që nevojitet është një shteg për ecje, vrapim, i cili mungon, kështu që njerëzit janë detyruar kur duan me ecë, ecin në rrugën kryesore të asfaltuar ku ka automjete dhe është rrezik. Është një shteg në anën e kundërt të Liqenit, mirëpo është vështirë me dal atj e, kështu që ish deshtë me pas në këtë anë përskaj rrugës, brenda në pyll, në një ambient të ngjashëm si në Gërmi”, tha ai.

Mungesën e pranisë institucionale në këtë liqe e vëren edhe Rexhep Zeka nga Orllani, pronar i një biznesi skaj rrugës së liqenit, transmeton kp.

Zeka thotë se mungon përkrahje institucionale në mënyrë që ky liqe të shfrytëzohet më shumë për turizëm sepse ka shumë potencial.

Sipas tij, pastërtia është në nivel por se shportat mungojnë, të cilat do t’ia kishin lehtësuar punën edhe vet kompanive që merren më pastrim.

“Po ne kemi një biznes të vogël këtu, natyrisht liqeni i Batllavës, pra vet Orllani është i frekuentuar nga shumë vizitorë fatmirësisht, mirëpo mungon përkrahje institucionale që të jetë më shumë i shfrytëzuar për turizëm sepse siç e dimë ka shumë potencial…infrastruktura deri diku i plotëson kriteret, natyrisht ka shumë nevojë për investime të tjera. Ndërsa pastërtia këtë vit fatmirësisht nga muaji qershor kanë filluar dy punëtorë me e mbajt pastërtinë në këtë pjesë, mirëpo mbetet ende shqetësuese mungesa e shportave në këtë pjesë sepse shumë vizitorë nuk kanë ku me i hedhë mbeturinat edhe detyrohen me i lanë aty gjëkundi, mirëpo shportat nëse ishin vendos në këtë pjesë ia kishin lehtësuar punën edhe vet atyre që janë duke e mirëmbajtur”, tha ai.

Zeka bëri të ditur se Ministria e Mjedisit ka formuar një grup punues i cili ka bërë disa matje dhe pastaj pritet të dalin me një projektplan për zhvillimin e turizmit në këtë pjesë, i cili do të ndihmonte edhe vet banorët që qëndrimin në këtë pjesë, pasi shumë banorë kanë filluar të largohen.

“Përndryshe ne drejtojmë një organizatë joqeveritare si ndihmë e Demokracisë në Kosovë, e cila organizatë ka drejtuar edhe kërkesa në institucionet përkatëse, si Ministrinë e Mjedisit, po ashtu edhe në Komunën e Podujevës që të gjendet mundësia dhe potenciale që në mënyrë ligjore ose ligjërisht ta vëmë në binarë zhvillim e turizmit në këtë pjesë duke pasur parasysh se ka shumë potenciale për zhvillimin e turizmit. Fatmirësisht Ministria e Mjedisit ka formuar një ekip, një grup punues i cili është veçse duke punuar në këtë drejtim, ka bërë disa matje dhe besoj që shumë shpejt do të dalin me një projektplan për zhvillimin e turizmit në këtë pjesë i cili do të ndihmonte edhe vet banorët për qëndrimin këtu sepse fatkeqësisht kanë filluar të zbrazen fshatrat përreth në Orllan dhe ajo do të gjeneronte vende të punës, zhvillimi i turizmit pra edhe banorët do të qëndronin këtu dhe zhvillimi ekonomik do të ishte edhe për vet komunën, jo vetëm për Orllanin”, tha ai.

Se sa është investuar nga niveli lokal dhe ai qendror, tregon fakti që fshati Orllan ende nuk është i kyçur në rrjetin e ujësjellësit në liqenin që gjendet në territorin e tij dhe furnizon mbi gjysmën e Kosovës me ujë.

I kontaktuar nga KosovaPress, Leutrim Sahiti, zyrtar për media nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, tha se ministri në detyrë, Fatmir Matoshi përpos ujësjellësit dhe rrënimit të objekteve pa leje në këtë pjesë, qëllim tjetër ka hartimin e një plani hapësinorë për Batllavën, ku parashihet se si do të ndërtohet kjo pjesë.

Sipas Sahitit, kërkesat për shtegun e ecjes, zona e veçantë për kamping dhe parku i Batllavës do të vihen në jetë me planin hapësinor.

“Pas ankesave që kemi pas por që janë vonu punimet për fillimin e projekti për ndërtimin e Ujësjellësit në Orllan ka qenë diku para 6-7 muajve ka pas disa vonesa vitin e kaluar mirëpo kjo ka fillu, tash ka filluar projekti po në ato takime që ministri Matoshi i ka pas me banorët ka premtuar që përpos Ujësjellësit dhe përpos që kemi shku dhe i kemi rrënu ndërtimet pa leje që kanë qenë afër liqenit. Qëllimi i ministrisë është që atë pjesë me shndërruar në pjesë turistike, edhe për këtë jemi duke e bërë planin hapësinor. Është duke u hartu plani hapësinor për Batllavën që është në kuadër tonën, kur të bëhet plani hapësinor, atëherë në bazë të atij plani do të vendoset qysh ka me u zhvillu, qysh ka me u ndërtu ajo pjesë afër Batllavës. Është paraparë shtegu për biçikleta për pushues. Deri ka fundi i vitit më së largu përfundon ky plan, mandej prezantohet te banorët ku edhe banorët marrin pjesë në de bat publik nëse kanë me shtu diçka e mandej në bazë të atij plani ne i realizojmë edhe projektet. Ky projekt do të financohet nga Ministria”, tha Sahiti në një përgjigje përmes telefonit.

Një stazë për ecje, çiklizëm, vrapim, vendi i paraparë për kamping, parku i pishave, rivitalizimi i parkut ekzistues, përshtatja e ligjit për shfrytëzimin e kësaj pjese pasi me ligj është i mbrojtur si zonë që nuk lejohet për shfrytëzim, e shumë kërkesa ka kjo zonë që mahnit me pamjen piktoreske.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending