Aktuale
Lipjan, ndërtesa e zjarrfikësve në gjendje të rëndë
Dhoma ku zakonisht qëndrojnë është mbuluar nga myku. Hiç më mirë nuk është edhe zhveshtorja në brigadën e zjarrfikësve në Lipjan.
Me këto kushte të vështira ata thonë që janë duke u përballur që shumë kohë.
Në këtë brigadë janë 18 zjarrfikës që punojnë me tri ndërrime gjatë 24 orëve dhe mbulojnë tërë territorin e Lipjanit me rrethinë.
Por angazhimin e përditshëm po e vështirëson goxha gjenda e objektit.
“Ka vllagë. Një reshje e shiut merre vllagë, nuk kemi higjienë, sikur të kishte higjienë do ta kishim pastruar vetë, por nuk kemi”, tregon zjarrfikësi Skender Bajrami për klankosova.
Ai ka treguar dhe një rast kur dera e garazhit ua kishte rrezikuar jetën gjatë një intervenimit.
Në Komunën e Lipjanit pranuan se gjendja e objektit të zjarrfikësve nuk është më e mira. Derisa thonë që në bashkëpunim me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave kanë gjetur një zgjidhje.
“kemi marrë një premtim prej tyre, dhe shumë shpejt ka gjysma e këtij viti do të rinovohet qendra e zjarrfikësve dhe do të krijohen kushte e përshtatshme për zjarrfikësit por edhe për intervenimet e tyre në teren”, thotë zyrtari i komunës.
E Fadil Kodra, kryetari i këtij agjencioni i ka thënë klanit që buxheti i kufizuar ka bërë që kjo brigadë e zjarrfikësve të mbetët në këtë gjendje. Ndërsa ka theksuar se prioritet i tyre mbetët rregullimi i infrastrukturës në të gjitha qendrat.




