Connect with us

Aktuale

Linjë e re hekurudhore Durrës-Lin-Pogradec

Published

on

Durrësi, një nga nyjet kryesore të rrjetit hekurudhor në vendin tonë do t’i nënshtrohet rivitalizimit modern, me impakt të drejtëpërdrejtë në rritjen ekonomike, qarkullimin e mallrave dhe njerëzve.

Zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli u shpreh të mërkurën në prezantimin e projekteve investuese nga qeveria për Qarkun e Durrësit, se një nga linjat kryesore hekurudhore, Durrës-Pogradec që zgjatet më tej në Lin-Maqedoni është një projekt i ri që parashikon rehabilitimin e plotë të këtij rrjeti sipas standardeve më të mira.

“Kemi hyrë në një fazë të tillë që projektet zhvillimore të sistemit hekurudhor nuk projektohen më vetëm për linja ndër qyteteve, por lidhen me vende fqinje që na rrethojnë dhe janë pjesë e korridoreve ndërkombëtare, që janë projektuar për tu bërë në vendet e Ballkanit Perëndimor, tha Shkreli.

Në shkurt të vitit 2018, në një nga mbledhjet e rëndësishme që u zhvillua në Londër, ku morën pjesë edhe përfaqësues të qeverisë shqiptare, është vendosur që 30 miliardë euro do të disbursohen për të gjithë sistemin e transporteve të korridorit 8, ku bën pjesë edhe sistemi hekurudhor. “Ndaj edhe ne kemi filluar me rehabilitimet e rrjeteve hekurudhore që ka mbi dy –tre dekada që nuk është vënë dorë”, u shpreh Shkreli.

Sipas tij, aktualisht ne kemi përfunduar studimin e fizibilitetit për të gjithë rrjetin, Durrës –Pogradec- Lin dhe ka filluar projekti i detajuar i cili përfundon në fund të kësaj vere për pjesën nga Durrësi në Rrogozhinë e cila konsiderohet si një projekt i rëndësisë së lartë.

Këto projekte, vijoi ai, janë vlerësuar edhe nga institucionet ndërkombëtare të cilat edhe do të mbështetin financimin e rindërtimit të këtyre rrjeteve.

“Në rrjetin hekurudhor Durrës-Pogradec-Lin –Maqedoni, vetëm pjesa Lin- Maqedoni, 2.8 km do të ndërtohet trase e re , ndërsa pjesë maqedonase është 40 km . Projekti për rehabilitimin e rrjetit të amortizuar në këtë segment do të japë impakt në rritjen e shpejtësisë së lëvizjes së trenave deri 120 km”-tha zv.ministri Shkreli.

Sipas të cilit hekurudha e Pogradecit është një projekt i realizuar shumë mirë në kohë, por investimi i ri në këtë rrjet do të kthejë rrjetin në standarde ndërkombëtare.

Më tej Shkreli theksoi se, rëndësinë e daljes së rrjetit hekurudhor përtej kufijve me vendete fqinjë. “”Rrjeti hekurudhor Tiranë-Durrës- Shkodër takon rrjetin malazez, projekti Durrës-Pogradec –Lin takon pjesën Maqedonase dhe po studiohen termat e referencës për të dalë në Korçë dhe Kapshtisë që do të lidhet me rrjetin hekurudhor të Greqisë.”, tha ia.

Linja Durrës-Pogradec –Lin që kalon në Maqedoni, e lidh këtë rrjet hekurudhor edhe me Bullgarisë duke u bërë pjesë e rrjetit transeuropian që do të ketë ndikim edhe zhvillimin e aktiviteteve portuale në vendet ku kalon.

Sipas tij, rehabilitimi i trasese deri në Rrogozhinë do të marrë një financim prej 85 milionë euro dhe ajo Tiranë-Durrës 88 milionë euro.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending