Aktuale
Ligjërata e një prej inxhinierëve më të mirë në botë para studentëve kosovarë
Në mbrëmjen e 6 korrikut shumë të rinj entuziastë të fushës së ndërtimtarisë dhe arkitekturës u mblodhën në hapësirën e Muzeut të Kosovës, për të dëgjuar ligjërata nga profesionistë të fushës. Këto ligjërata të organizuara nga Fondacioni Kosovar i Arkitekturës në bashkëpunim me Future Architecture Platform dhe që mbahen në kuadër të Festivalit të Arkitekturës.
Ligjërata kryesore dhe që mori vëmendjen më të madhe të të pranishmëve ishte ajo nga Hanif Kara profesor i arkitekturës strukturale në Gradute School of Design në Universitetin e Harvardit. Tematika kryesore e ligjëratës ishte mbi bashkëpunimin e arkitektëve dhe inxhinierëve me inovacionin. Ligjërata filloi me idenë se inovacioni është lëkundur dhe duke shpjeguar se metrikat e identifikueshme dhe traditat e inxhinierisë strukturore, që paraqesin një disiplinë të karakterizuar nga praktika e polarizuara. Kjo gjë është vendimtare pasi që shpesh është gabimisht e bazuar në vetë intuitën dhe duke u ngritur sigurt në teknologji të caktuara.
Gjatë kësaj ligjërata ai ka folur edhe mbi librin e tij të titulluar “Design Engineering Refocused “, përmbajtja e të cilit nxjerr në pah dallimet në mes të dizajnit dhe disiplinave inxhinierike – pikat e forta dhe të metat.
Ai gjithashtu ka ilustruar shembuj të ndërveprimeve ndërdisiplinore. Prezantimi i tij ishte i ndarë në 5 pjesë ku në secilën prej tyre kishte shembuj të ndërtesave që Hanif Kara ka punuar, e që janë shumë të suksesshme si : Parku Hudson, Instituti i Teknologjisë dhe Shkencës në Masdar, Kolegji Ravensbourne dhe shumë të tjera, të cilat janë të bazuara nga një eksperiencë që përfshinë shumë punë në kërkim të orgjinalitetit, inovacionit dhe kreativitetit.
Publiku ishte i mahnitur nga gjenialiteti profesorit Kara, ku pas ligjëratës kanë pasuar edhe shumë pyetje të tilla si: A ka pasur ai ndonjëherë ndonjë dështim në karrierën e tij, diçka që e ka turpëruara?
Profesori është përgjigjur që nëse dikush ju thotë se kurrë asnjëherë nuk ka dështuar është gënjeshtër. “Unë kam dështuar shumë herë, por kur nuk kanë qenë katastrofike në aspektin inxhinierik si rrëzim i strukturës, por që dështimet e mia lidhen me mos përfundimin të projektit në kohë, ndërrim të materialeve”, ka thën Kara. Kurse kur u pyet se nëse do të vinte të punonte në Kosovë, çka do të kërkonte, ai tha se do të kërkonte “një partner të besueshëm dhe që nuk ka lidhje me politikën”.
Profesori Kara u kthye ne vendin e tij, por i luti studentët dhe të gjithë të pranishmit që të qëndrojnë të bashkuar, të krijojnë sa më shumë kontakte dhe të vazhdojnë traditën e ligjëratave të tilla, ai gjithashtu premtoj se do të kthehet në Kosovë sepse është një vend i qetë dhe ka mundësi bashkëpunimi të mëdha.
You must be logged in to post a comment Login