Arkitekturë
Libri i parë që tregon për punën e arkitekteve shqiptare

Për shumë shekuj, në mënyrë të ngjashme me disiplinat e tjera, ndërtimi ishte një fushë mashkullore, më shumë se kurrë në Shqipërinë e regjimit komunist. Dizajneret femra shqiptare nuk ishin vetëm nën presion për shkak të pabarazive gjinore, duke punuar dy herë më shumë se homologët e tyre meshkuj, por gjithashtu ishin të kufizuara në normat dhe idetë politike të kohës.
Megjithatë, Shqipëria është zhvilluar nga hotelet, spitalet, shkollat, kopshtet, teatrot, muzetë, apartamentet, institutet, fabrikat, varrezat etj, të dizajnuara apo bashkë-dizajnuara nga arkitektet femra.
Në prani të projektueseve femra, arkitekteve, planifikueseve dhe inxhiniereve, Ministrja e Zhvillimit Urban të Shqipërisë, Eglantina Gjermeni, në maj të këtij viti prezantoi botimin “Te Projektosh për teë Jetuar – To design for living”, i cili përfshin veprat e 122 dizajnereve femra shqiptare gjatë viteve 1945-1990. Ky libër është i pari i këtij lloji që kremton punën e arkitekteve femra, inxhiniereve të ndërtimit dhe planifikueset urbane në Shqipëri.
Siç ishte thënë nga Ministrja Gjermeni, katalogu përpiqet të hedh dritë mbi veprat e tyre, pasi që kanë qenë shumë të nënvlerësuara dhe kanë kaluar pa u vënë re si në arsimim ashtu edhe në praktikën arkitekturore.
Projektet e përfshira në këtë katalog janë Valentina Pistoli – Varreza e Martirëve Kombëtarë (1958), Suzana Topulli (bashkë-projektuese) – Misto Mame Plant (1985), Pranvera Hoxha (bashkë-projektuese) – Muzeu Enver Hoxha (Piramida) (1985), Nina Shehu (bashkë-projektuese) – Muzeu Kombëtar i Historisë (1978), Mariuara Comora – Fabrika e Tekstilit “Stalin” (1980), Vitore Perolli – Kolegji Artistik (1960) dhe shumë të tjera.
