Connect with us

Arkitekturë

Letra e Bashkim Fehmiut lidhur me planin për ndërtimin e Kishës Ortodokse brenda kompleksit Universitar në Prishtinë

Published

on

Pas themelimit të Universitetit të Prishtinës në vitin 1970, lindi nevoja për objekte  universitare si: godina të fakulteteve, amfiteatro, biblioteka, institute e shumë infrastrukturë tjetër me qëllim të zhvillimit pa pengesa të aktiviteteve akademike.

Shkruan dhe zbardh materialin nga origjinali: Arbër Sadiki

Letra origjinale në fund të tekstit me BOLD

Në këto rrethana, në vitin 1971, “Enti i Urbanizmit dhe Projektimit” në Prishtinë mori përsipër të hartoj projektin urbanistik ideor për kampusin universitar të Universitetit të Prishtinës. U formua ekipi me në krye arkitektin Bashkim Fehmiu – si projektues kryesor përgjegjës, konsulent profesorin Bogdan Bogdanoviq nga Beogradi, dhe ekipi arkitektëve/urbanistëve i përbërë nga: Miodrag Peciq, Ranko Radoviq, Dimitrije Mladenoviq dhe Rexhep Luci.

Qëllimi i projektit ishte që të përcaktohen parametrat urban të cilët në një fazë të ardhëshme do të mundësoni hartimin e projekteve konkrete urbanistike dhe arkitektonike e që do të rezultonin me realizimin e një qendre të komletuar universitare tek e cila do të ishin të përmbledhura në mënyrë të natyrshme të gjithë objektet e nevojshme për zhvillimin të procesit akademik. E gjithë kjo parashihej të arrihej duke shpërndarë funksionet brenda komleksit në bazë të logjikës funksionale të elementëve që e përbënin tërësinë e që do të funksionin në mënyrë organike me objektet ekzistuese, sipërfaqet e lira gjelbëruese, topografinë, infrastukturën rrugore, etj, transmeton Ndertimi.info.

Koncepti në esencë ishte parashikuar që qarkullimin e makinave t’a zgjidhte në pjesët periferike të kufirit të Qendrës Universitare duke i organizuar në disa pika grumbullimi, parkingje si dhe garazhe nëntokësorë, në mënyrë që shumicën dërmuese të sipërfaqes të mbetet në shërbim të këmbësorëv të pasura me gjelbërim. Shumica e objekteve ishin të tipologjidë me atrium dhe pasarela që të shpinin prej një objekti tek tjetri duke krijuar një simbiozë oragnike mes tyre.

Të gjitha atriumet parashihej të trajtoheshin në formë të minikopshteve në kuadër të të cilëve do të kishte edhe fontana dhe shadërvane të përpunuar me një plastikë artistike dhe ulëse rreth e rrotull në mënyrë që vizitorëve t’i ofronte një atmosferë të veçant artistike. Pjesa e gjelbrimit konceptohej në formë të parqeve angleze ku dominojnë grupacione të drunjëve të mëdhenj ndërsa pjesa tjetër e lirë e mbjellur me barë dhe i qasshëshm për të gjithë duke ofruar qëndrim të këndshëm.

Qendra Universitare, në bazë të këtijë projekti, përbëhej nga Biblioteka Kombëtare e cila duke u nisur nga funksioni i saj polivalent në raport me objektet tjera të qendrës ishte vendosur në mes të kompleksit në mënyrë që të jetë e qasshme afërsisht njëjtë nga të gjitha objektet përrreth.
Amfiteatri, Agora, parashihej si një element funksional i hapur tek i cili mund të zhvilloheshin aktivitete të ndryshme shoqërore me karakter të socializimit të studentëve. Godina e re e Rektoratit pozicionohej në pjesën krysore me mundësi të lehtë aksesimi nga rrugët kryesore që të sjellin në lokacion. Objekti ekzistues i Rektoratit duke u lidhur me një pasarelë të mbuluar me pjesën tjetër të komleksit, parashihej të shëndrrohet në muze të Universitetit për të evidentuar një momentum të rëndësishëm të zhvillimit historik të Universitetit të Prishtinës. Objektet e artit dhe ato të shkencës do ti lidhte e ashtuquajtura “Shëtitorja e të arriturave”, e cila është trajtuar si thelbi shpirtëror përgjatë së cilës shetitori do të kishte mundësi të shijonte të gjithë plastikën estetike të formave në gjithë dinamikën e saj. Pjaceta e arteve kufizohej me Akademinë dhe Agoran. Shkenca vendoset në objektet ekzistuese të Fakultetit Filozofik afër të cilit parashiheshin edhe Institutet kërkimore.

Fatkeqësisht, gjatë regjimit të Milosheviqit në vitet e 90-ta të shekullit që lam pas, brenda kësaj hapsireje, në kundërshtim jo vetëm me këtë plan por edhe me të gjitha parimet e trajtimit të një hapsireje universitare, ndërtohet objekti i kishës ortodokse.

Kampusi Univesitar simbas Bashkim Fehmiut, 1970 (sipër).
Intervenimi simbas ark. Spasoje Krunić, 1991 (poshtë).

Meqenëse kjo temë ditëve të fundit është riaktualizuar përsëri pas iniciativës së Kishës
Ortodokse Serbe për t’a funksionalizuar këtë objekt në njërën anë, dhe reagimit të studentëve për të mos lëshuar hapsirën e Qendrës Universitare për asnjë aktivitet tjetër pos atij akademik në anën tjetër, po e publikoj në vazhdim reagimin e arkitektit Bashkim Fehmiu shkruar më datë 10.05.1991. dhe dorëzuar më datë 23.05.199, me numër të protokolit 554.

***

Si autor i Koncept Programit së Zgjidhjes Urbanistike për Qendrën Universitare në Prishtinë, në idenë e së cilës kam punuar që nga gjeneza e saj:
kam detyrë, obligim dhe të drejtë -në bazë të Kodeksit Moral të Arkitektëve të Jugosllavisë si dhe në bazë zë Konventës Ndërkombëtare të UIA-së (Unioni Ndërkombëtar i Arkitektëve) mbi etikën profesionale

TË JU DREJTOHEM MË KËTË
APEL PËR DEMRASH URGJENT TEK KUVENDI I SERBISË PËR MBROJTJEN E
ENTITETIT DHE RUAJTJEN E INTEGRITETIT TË KOMLEKSIT TË QENDRËS
UNIVERSITARE NË PRISHTINË – DUKE TËRHJEKUR VENDIMIN E SAJ NË
LIDHJE ME KËTË LËNDË

Sepse është jofunksionale dhe rrjedhimisht edhe e palogjikshme , që nga plani të hiqen objektet e planifikuara për Fakultetin e Arteve, Fakultetin e Mjedisit, Fakultetin i Shkencave të Natyrës dhe atyre Matematikore, Rektoratin dhe Aula Maksima me Akademinë e Shkencave dhe Të Arteve – me ambinetet e tyre ndihmëse – dhe në vend të tyre të vendoset objekti i ri i Kishës Ortodokse, i cila nuk është përputhshmëri me frymën e programit dhe konceptit si dhe me idenë e zgjidhjes urbanistike të projektuar simbas parimeve “GENIUS LOCI”.

Marrë parasysh dhe nisur nga e vërteta , që:

NJË NGA MË TË RËNDËSISHMET PËR NGA KARAKTERI DHE MË TË VLEFSHMET PËR NGA PËRMBAJTJA SI TRASHËGIMIA MË PROGRESIVE E CIVILIZIMIT DHE KULTURËS ËSHTË UNIVERSITETI, frytë i të cilit jeni edhe ju ndërsa tani edhe SUBJEKT i saj– 

Pres angazhimin Tuajë më energjik, të cilin u a kërkon detyra, pozicioni zyrtar dhe kompetancat të cilat posedoni.

Mbes me besim të thellë në zgjidhjen pozitive.

Bashkim Fehmiu
Nënshkrimi

Dorëzuar:
1. Rektorit të Universitetit të Prishtinës
Prof. Dr. Skender Karahoda
2. Prorektorit të Universitetit të Prishtinës
Prof. Dr. Miša Došlić (23.05.1991)
3. Prorektorit të Universitetit të Prishtinës
Prof. Dr. Stanoje Doganđić (23.05.1991)
4. Kryetarit të Kuvendit të Universitetit të Prishtinës (23.05.1991)
z. Vinçenc Gjini
—————————————————–
a) Kuvendit të RS Serbisë – Beograd
b) Patrijarkisë së KPS – Beograd
c) Kuvendit të KAS të Kosovës – Prishtinë
d) KK Prishtina

Arkitekturë

Çfarë është arkitektura kinetike?

Published

on

Dizajni kinetik është bërë një pjesë thelbësore e zhvillimit arkitektonik, nga shpikja e urave të lëvizshme në Egjiptin e lashtë deri te dhomat rrotulluese në shtëpinë e Sharifi-ha. Megjithatë, si arritëm nga kjo në këtë? Për të kuptuar konceptin e arkitekturës kinetike, le të hedhim një vështrim më të thellë në origjinën e saj.

“Kinetic” rrjedh nga fjala greke kinētikos, që do të thotë “lidhur me lëvizjen muskulare”, ndërsa përkufizimi arkitektonik është koncepti “lejimi i pjesëve të një strukture të lëvizin, pa zvogëluar integritetin strukturor”. me fjalë të tjera, është arkitekturë në formën e një trupi në lëvizje.

Një nga format më të hershme të arkitekturës kinetike është tenda e beduinëve, e përdorur në Afrikën e lashtë. Kjo strukturë elastike ftohëse është e adaptueshme ndaj klimës së shkretëtirës dhe urës së lëvizshme, një mekanizëm mbrojtës i zhvilluar në Egjipt dhe më vonë i përdorur zakonisht në shekullin e 15-të.

Megjithatë, arkitektët filluan të pranojnë konceptin e Arkitekturës Kinetike vetëm në fillim të shekullit të 20-të. Shembuj janë vizatimet e Yakov Chernikhov në Fantazitë arkitekturore dhe koncepti i pandërtuar i Thomas Gaynor për Ndërtesën Rotary në 1908, megjithatë këto botime ishin ende thjesht teorike.

Një projekt që u ndërtua ishte Villa Girasole nga inxhinieri i Marinës Angelo Invernizzi. E ndërtuar në vitin 1935, ajo është një shtëpi rrotulluese që ndjek lëvizjen e diellit për të maksimizuar nxehtësinë dhe dritën në brendësi. Girasole, e cila në italisht përkthehet në Luledielli, ndodhet në një bazë rrethore me diametër 44 metra dhe është një vepër e jashtëzakonshme arkitekturore e ndërtuar gjatë epokave të arkitekturës funksionaliste dhe futuriste.

Më vonë në shekullin e 20-të, arkitektët e zhvendosën fokusin e tyre në arkitekturën kinetike. Teori të tilla si Manifesti i Arkitekturës Mobile të Yona Friedman dhe Planifikimi Hapësinor i Qytetit, Pallati i Argëtimit të Cedric Price dhe Qyteti Plug-in i Peter Cooke u botuan. Megjithatë koncepti i arkitekturës kinetike u prezantua për herë të parë në vitin 1970 nga William Zuk, i cili botoi librin Kinetic Architecture. Kjo tërhoqi më tej interesin për konceptin kinetik ndërsa u zhvilluan shkenca kompjuterike dhe teknologjitë e ndërtimit.

Shembuj të tjerë përfshijnë shtëpinë Sharifi-Ha, e cila siguron vëllime banimi që rrotullohen për t’u kthyer në tarraca në verë dhe mbyllen në dimër, dhe Muzeu i Artit Milwaukee, me mburojën e tij të lëvizshme të diellit, i përbërë nga 72 pendë çeliku që palosen dhe shpalosen. sipas kohës së ditës, dhe Kulla Al Bahar, me një fasadë që ndjek lëvizjen e diellit për të çuar panelet e tekstilit me fije qelqi në formë ylli të hapen dhe mbyllen, duke mbrojtur banorët nga nxehtësia dhe shkëlqimi diellor.

Ka shumë shembuj të tjerë që shfaqin mundësitë e pafundme të arkitekturës kinetike, por në fund të fundit, dizajni kinetik ka ndikuar në ndërtesa në parametra të tillë si koha, moti, energjia dhe nevojat njerëzore që nuk janë statike, por më tepër dinamike. Si rezultat, dizajni kinetik i lejon ndërtesat të zhvillojnë sisteme komplekse që u përgjigjen nevojave të tyre të veçanta./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Rizhvillimi “i shëmtuar” në Liverpool, fiton çmimin për ndërtesën më të keqe të Britanisë

Published

on

Rizhvillimi i Lime Street në Liverpool nga studio britanike Broadway Malyan është emëruar ndërtesa e re më e keqe në vend në Kupën Carbuncle të këtij viti.

Organizuar nga revista e Mbretërisë së Bashkuar The Fence, gjyqtarët zgjodhën rizhvillimin e Lime Street si “ndërtesën e re shumë të keqe në Britani”, që kur konkursi u zhvillua për herë të fundit në 2018.

“Që nga shikimi i parë, dy nga paneli ynë e kishin këtë si përzgjedhjen e tyre numër një, dhe ndërsa lista e gjatë u ngushtua në një listë të ngushtë, kjo pjesë e tmerrshme e fatkeqësisë arkitekturore vazhdoi të qëndronte jashtë,” tha The Fence në njoftimin e çmimit.

Përfunduar në vitin 2019, dizajni i rizhvillimit të Broadway Malyan përmban panele metalike të gdhendura që përfshijnë një fasadë të rrugës që çon nga stacioni i trenit Liverpool Lime Street.

Panelet e gdhendura përshkruajnë ndërtesat shekullore që u shkatërruan për t’i hapur rrugë rizhvillimit, i cili tani përmban një hotel dhe strehim studentësh.

I ringjallur nga The Fence për vitin 2024, Carbuncle Cup synon të identifikojë ndërtesat më të këqija të Mbretërisë së Bashkuar. Ajo u drejtua çdo vit midis 2006 dhe 2018 nga revista e arkitekturës Building Design (BD)./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Arkitektura e kontrollit: Peizazhet e çuditshme postmoderne të Koresë së Veriut

Published

on

Rrokaqiejt postmodern bashkëjetojnë me monumente socialiste në shtetin e izoluar. Shumë prej fotografive janë të publikuara nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve dhe nuk kanë datë se kur janë bërë.

Ndërtesat e larta e shumëngjyrëshe shihen përreth një monumenti të vjetër në Phenian në Korenë e Veriut, 11 shtator 2018, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Pamje gjatë natës e distriktit Songhua në lindje të Phenianit, në Korenë e Veriut. Fotoja është publikuar nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA), por nuk ka datë se kur është bërë.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë një vizite në një zonë të zhvilluar banimi në rrethin Huaseong në Korenë e Veriut, në këtë foto të publikuar më 6 prill 2024 nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve, KCNA.

Pamje e përgjithshme gjatë ceremonisë së hapjes së Fermës së Serës Ryonpho për të shënuar përvjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve në pushtet, në Korenë e Veriut, në këtë foto pa datë, e cila u publikua më 11 tetor 2022 nga KCNA-ja./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending