Arkitekturë
Letra e Arkitekt Sinanit që e fshehu në mur, u gjet pas 400 vjetësh dhe kishte këtë mesazh
Muri rrethues i një xhamie të ndërtuar nga arkitekti shqiptar Sinani, kishte filluar të rrënohej si pasojë e vjetërimit dhe për këtë arsye merret përsipër restaurimi i tij.
Mjeshtërit që u caktuan për restaurimin nuk e kishin shumë të qartë mënyrën se si do të rindërtonin murin. Megjithatë vendosën të fillojnë punën duke hequr gurët.
Pasi heqin disa nga gurët pykë (që mbajnë harqet) ndodh diçka e çuditshme. Mes gurëve shohin të murosur një shishe të mbyllur mirë. Brenda saj ishte një letër e mbështjellë, sipas. E hapin dhe shohin se ish shkruar në gjuhën e vjetër osmane, shkruan albeu.
Një njohës i asaj gjuhe ua përkthen. Letra ishte shkruar nga arkitekt Sinani.
“Ky mur e ka jetëgjatësinë rreth 400 vjet. Në ndërtimin e tij është përdorur një teknikë e veçantë. Kur të fillojë të rrënohet ju mund të mendoni ta rindërtoni. Duke marrë parasysh që pas 400 vitesh do të ketë ndryshuar teknika e ndërtimit, rindërtimi i këtij muri sipas origjinalit mund të jetë i vështirë. Prandaj për t’ju ndihmuar sadopak, po ju përshkruaj hapat që kam ndjekur gjatë ndërtimit…”, thuhej ne letër.
Dhe në vazhdim përshkruan vendin nga i ka marrë gurët, mënyrën e gdhendjes, radhën e vendosjes dhe detaje të tjera. Nga kjo letër del dhe një herë në pah zotësia dhe mendjemprehtësia e mjeshtrit shqiptar.
Që të linte këtë mesazh atij i duhej që të njihte mirë llojin dhe jetëgjatësinë e gurëve, të gjente letër dhe bojë që të rezistonte 400 vjet, të parashikoje ndryshimin e teknikave të ndërtimit në shekuj dhe, mbi të gjitha, të mbartte përgjegjësinë për t’ia lënë veprën e tij edhe brezave pas 4 shekujsh.