Arkitekturë
“Less is enough”, mbi Artin e Jetës dhe Absalon
Minimalizmi nisi si nje proces pastrimi prej së panevojshmes, jofunksionales, jo thelbesores, aksesorit, se tepërtes në arkitekturën që lengonte per gjuhë humaniste, të të tërëve, arkitektura e njeriut të thjeshtë, klasës së mesme, një shekull më parë.
Në procesin që lindi si pastrim ndaj së tepërtes, minimalizmi I kthye në stil që percakton arkitekturën që megjithëse lind si mohim I së tepërtës, është në posedim të atyrëve që kanë të mira materiale më të shumta se njeriu I thjeshte, I zakonshëm, klasa e mesme.
Minimalizmi kapital I atij që ka më shumë, që lind si imitim I jetesës së një murgu për të implikuar dhe mistaken, transhendendalen, te përjetshmen. Pier Vittorio Aureli argumenton në esenë e tij “Less is enough” (Më pak është mjaftueshëm), se është I rrejshëm e romantic postulati hedhur nga Mies një shekull me parë së “Më pak është më shumë”.
Provo t’ia thuash këtë një arkiteti, dizajneri, artisti, që punon punë të keqpaguara, që është përherë në fijën e hollë që ndan punën nga mungesa e saj, kreativitetin nga mungesa e tij, që duhet të qëndrojë në linjë me një industry aggressive që I kërkon të krijojë impact me punen e tij sa të mbahet mend, të propozojë edhe një rend të ri njerëzor ndërkohë që jeton minimalen, ate që ia bën të pamundur sigurinë e e zhyt në depression, ankth, vetëvrasje. Ndoshta, duhet të kthehet nga vetja, të aplikohet lloji I jetës “Më pak është sigurisht më pak, por më pak është mjaftueshëm.” Vetëm kur postulatet hedhur në ajër nisin e aplikohen në bredinë e jetës sonë, kur jeta jonë të jetë arti ynë më I madh- ars Vivendi, ndoshta, vetëm atëherë do të mund të shpetojmë prej kurthit të konsumerizmit. Me pak. Ne me pak, duhet gjetur cilësia. Jo prej fetishizmit të vuajtjes, por prej aftësisë për t’u vetëdisiplinuar e pasuruar jetesën tonë në secilën shkalle të dhënë. E në atë rreze posedimi, të arrijme të krijojmë një jetë cilësore.
Pikërisht në ketë vazhdë, ndoshta si përfaqësuesi më I denjë I ars Vivendi, është një artist jo shumë I njohur- Absalon. Lindur në 1964 në Tel Aviv, vetëquhet Absalon sipas emrit të të birit rebel të Mbretit David që u vra nga ushtria e të atit, vdes në Paris në moshën 29 vjecare nga HIV.
Gjashtë Celula, Nos 1-6 (Prototipet) prej 10 metrash katrorë, u ngjizën nga artisti Izraelit Absalon, shumë pak kohë para vdekjes së tij në 1993 në moshën 28 vjeçare. Secili nga prototipet ishte një habitat projektuar për një ambjent të caktuar, si Zyrih, Frankfurt, Tel Aviv, Tokio, Paris, Nju Jork. Shpërndarë në qytetet e bootës, ato synonin të ishin profilaktikët topografikë ndaj sëmundjeve specifike gjeografike.
Lindur në 1964 në Ashdod, një qytezë jashtë Tel Avivit, Meir Eshel u trasferua në Paris ne 1987. Hyrja e tij në Ecole des Beaux-Arts nën mbikëqyrjen e Kristian Boltanskit u pa me premisat e një gjeniu. Ai ndryshoi emrin në Absalon, sipas djalit të bukur e rebel të Mbretit Daivid, vrarë në betejë nga ushtarët e të atit. Emri, që ka kuptimin “bir I paqes”, është sinonim me revoltën.
Celulat synonin të ishin zgjidhje praktike të “jetës shoqërore”, më shumë sesa punë speculative të një izolimi a utopie.
Cdo veti e bredshme e Celulave dikton formën e jashtme të saj. Një krevat low-slug ne volumin e Nju Jorkut paraqitet si një cilindër në jashtësi. Efekti ështe si I një lëkure të tërhequr mbi organet dhe muskujt e trupit njerëzor, me secilën banesë të projektuar në proporcion të trupit të artistit. Dimensionet u planifikuan që mjediset “penetruese” – fjalë e Absalonit – të ishte e vështirë.
No 3, Nju Jork, frymëzuar nga një varr romak, u përshkrua nga Absalon si më I ngjashmi me nje makineri, duke marre vetite e atij qyteti. No 5, Frankfurt/Main, është një cilindër I gjatë, një kulle vrojtimi-bunker që përfaqëson Gjermaninë. No 4 Tel Aviv ngjan si një galeri qëllimi. Në fakt, ka diçka militare në të gjitha prototipet: dritare të gjata si galeri pushke, konstruksion efficient. I një kamp militar, mr njrr hsprrditr prodhuar nga puna e mekanizmave ekzistues, Celula përfaqëson një dhomë inkubimi ku aktivitetet ekstreme hapësinore pjellin operacione alternative si “një virus në qytet”,
“Por ndryshimi mes meje dhe dikujt që dëshiron të ndryshojë gjithçka është se unë e dua ndryshimin për hir të ndryshimit e jo për hir të përmirësimit. Ndryshe nga revolucionari, unë kam nevojën të justifikoj ëndrrën time për ndryshim; derdh sasi të pamatë energjie për krijimin e diçkaje të re, jo diçkaje më të mirë.”
Sipas Philippe Vergne në esenë e tij, Absalon: Një njeri pa shtëpi është një kriminel potencial, “Qëllimi adoleshent i minimumit të pastër u transformua në ambicjen për maksimumin e pastër. Po flasim këtu për cilësi më shumë se sasi. Shkurt, ambicja për një mënyrë jete diktuar nga termat e përgjithshëm, neutralë, objektivë i dhanë një udhë kërkimit për kthim në botën e specifikes, unikes, subjektives, së zgjedhurës. Kur nisa këte refleksion mbi punën e Absalon, këto mendime u rikthyen në kokën time, për sa kohë, leximi dhe kuptimi im mbi punën e tij kishte përshkuar një transformim të ngjashëm: një udhëtim prej konceptit të unanimitetit të banimit drejt atij të unikales së banimit.”
Pa dyshim, një ndër kurthet kur shihet tundimi i Absalonit për të mitizuar, krijuar dhe shpikur nje mit që do të tejkalojë trupëzimin e punës së vet. Gjithçka mbi karrierën e tij tenton mitologjiken. Një jetë e shpejtë, para ezaurimit të plotë. Lindur në Izrael në 1964 nën emrin Meir Eshel. Ushtri, uniformë. Pastaj tërheqje, vetmi, jetë në shkretëtirë mes beduinësh. Më vonë një jetë me plot hije: pronar-menaxher i një bistro. Bari u mbyll prej policëve për shpërndarje droge, narkotikësh… Lëvizi prej Izraelit në Paris dhe u strehua në shtëpnë e një të afërmi që ishte kritik arti. Vizita në një muze të artit modern: zbulim. Ecole des Beaux-Arts, ku mentori I vet Christian Boltanski, artisti i mitologjive personale. Emri i tij i zgjedhur: Absalon, sinonim i revoltës. Artisti i ri: galeri, bota e artit, institucionet, ekspozitat. Jetë e shpejtë, shumë e shpejtë. Në kohën e vdekjes së vet, në 1993, në moshën 29 vjeç, ai ngriu përjetë në imazhin e artistit të ri, bekuar me gjithçka e që dogji pa mëshirë urat e veta. Ështe deri diku shqetësuese. Është deri diku shumë perfekte. Pothuaj të gjitha shkrimet për të e përshpejtojnë mitologjinë. Ka pak Yves Klein, Piero Manzoni, një prekje nga Joseph Beuys, nje detaj nga Felix Gonzales Torres. Ky mit është perfekt, ruajtur përsosur, për arsye që nuk jane me domosdo më të mirat. Walter Benjamin shkroi: “Të jetuarit është lënia e gjurmëve.” Gjurmët që Absalon elaboroi janë ato që na interesojnë, si dhe logjika e progresionit të tyre prej 1987 deri 1993.
Sipas një katalogu publikuar në 1995, Theorie Poussee (Teoria e Forcuar, 1987) ishte një nga isntalacionet e para të dokumentuara. Konsistonte në një grupim të objekteve të ndryshme lyer në të bardhë, zezë, apo florinjtë, vendosur në dysheme në një dhomë prej 120 metrash katrorë. Objektet janë bazike e të thjeshta: crates, dërrasa, planks. Ato ngjyrojnë mjedisin, ndalojnë çdo lloj lëvizjeje në të, ezaurojnë vetitë e tyre skulpturore, si dhe hapësira që ata zënë përmes një gjeometrie të rregulluar dhe të dendur. Theorie Poussë duket se shenjon jo vetëm debutimin e punës së artistit por dhe plotësimin e një sistemi formal qartësisht derivuar ng Minimalizmi: logjika Minimaliste mund të gjended në shterimin e synuar të hapësirës përmes planifikimit të zeza, bardha apo të florinjta. Një abstract, ossifying arrangemend që shtyu artistin drejt formës as thjesht skulpturore as literalisht arkitektonike; një rregullim që e shtyu ate drejt një alternative. Kjo alternativë e prezantoi veten me Chambre Solitaire (Dhoma e Vetmuar), një version I mëparshëm I së cilës ishte realizuar në 1987 në Villa Alesia në Paris. Përsëri, kemi një hapësirë banimi, një dhomë gjumi. Dhoma është e mobiluar me thjeshtësi asketi: një tavolinë e drunjtë, një krevat I lidhur, një raft, një loft I ngushtë.
Ansambli është I lyer në të bardhë, përveç skajit të loftit dhe majës së raftit, që janë gri. Fotografuar nga përballë, dhoma merr vetinë formale dhe të planifikuar të gjeometrikes. Abstraksioni De Stijl, ritmi I dhënë nga nivle të ndryshme të mobiljeve dhe kontrastit të së bardhës me grinë. Elementi I veçantë jashtë vendi është oxhaku I shekullit të nëntëmbëdhjetë, pjesë e arkitekturës ekzistuese.
“Kur diçka mungon, hapësira boshë do bërtasë.”
Pa qenë didaktik puna na kujton të gjithëve ne- arkitektë, artiste dhe kuratorë – domosdoshmërinë e punimit me hapësirën: kërkesat e saj, ritmet, kalimet, balancën. Sikurse Ksenofoni ka shkruar, “Kur diçka mungon, hapësira boshë do bërtasë.”
Në Korrik 1992, Bernrd Marcade shkroi Monadologjinë e Absalonit. Në këtë ese, pasi citon Manzonin, Malevich, Le Corbusier, Boltanski, Kafka si influencat e artistit, autori zhvillon tri pika specifike. E para është themelimi I njee veellazeerie mes qelisë së Absalonit dhe monadit të Lajbnicit: një thelb I thjeshtë, I papenetrueshëm nga veprimet e jashtme, I ndryshëm në çdo kohëe, dhe mbarsur me veteti të ingestion dhe perceptimit. E riquan qeline e Absalonit: një organizëm me ligje vetë gjeneruese dhe një sens rregulli dhe pavarësie ndaj normave shoqërore dhe organizimeve të jashtme. Duke marre si pikënisje idenë se qelia e tij është një system izolimi dhe mbrojtjeje, Marcade citon komentin e Deleuze mbi Lajbnic: “Monadi është një qeli, një shenjt më shumë se atom: një dhomë pa derë apo dritare, ku të gjitha veprimet janë të brendshme.”
Në të njëjtën mënyrë, Marcade drejton per nga natyra autarchike a qelive të Absalonit, si nga pikepamja arkitektonike ashtu si dhe nga perspektiva e zhvillimit dhe funksionimit të tyre. Ai mbështet argumentin e vet me synimin e konfirmuar të Absalonit për të respektuar kushtin e vetëm që ai I vuri vetes dhe rrethanave të tija: “Jam i lirë t’u jap sendeve funksionin e zgjedhjes sime. Poltrona mund te jetë arkitekturë, një copë sapuni, apo gjithçka tjetër.”
Pika e tretë lidhej me një mënyrë jetese që është koherente me momentin tonë historic. Fjala kyç mund të jetë individualizmi. Ai vëzhgon se refleksionet e Absalonit mbi shtepiaken nuk lidhen me shtëpinë e palëvizshme, por me një concept banimi nomad, duke lëvizur mes qyteteve të ndryshme pritëse që ai ka zgjedhur. Në një lojë fjalësh, Marcade vendos punën e absalonit mes “monadologjise” dhe “nomadologjisë”.
Çfarë bën një banesë aseksuale, për “personin beqar”, zhveshur nga çdo gjë që përfaqëson pronësia e dekori? Çfarë përfaqëson kjo qeli nëse nuk përfaqëson zgjedhjen e çlirët për margjinalizim: shkatërrimin e normave sociale, bazuar mbi identitet, ekonomike. Absalon do të jetë gjihmonë protagonist criminal I videos së tij Assasinants (Ekzekutime, 1993), në të cilën ne shohim një seri vrasjesh për tridhjetë minuta. Kjo video sjell në një shënim të afruar brutal një trup punësh të kristianizuara nga dhuna e zgjedhur. Zgjedhja e mitit që nënkupton rebelimin dhe vdekjen. Zgjedhjen e një emri: Absalon. Është pothuaj shumë perfekte./arkitekteza.com