Aktuale
Lekaj viziton Autostradën “Arbën Xhaferi”, tregon se kur do të përfundoj
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/a4.jpg)
Reshjet e shiut gjatë ditës së djeshme kanë përmbytur Autostradën “Arbën Xhaferi”, shkruan Ndërtimi.info
Për të parë nga afër situatën nga afër shkoi sot i pari i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj.
Lekaj me bashkëpunëtorët e tij vizituan punishten e segmentit nga Babushi deri në Doganaj.
Edhe pas reshjeve të shiut dhe borës, Lekaj po thotë se dinamika e punëve atje e bënë të besoj që kjo rrugë të përfundojë sipas planifikimeve.
Ai ka theksuar se në fund të këtij vitit do t’i afrohen Kaçanikut me mundësinë e lëvizjes së qytetarëve.
“Dinamika që pamë në punime, edhe përkundër kohës me shi, na bënë me besu që kjo rrugë do të përfundojë sipas planifikimeve, në fund të këtij viti do t’i afrohemi Kaçanikut me mundësinë e lëvizjes së qytetarëve, edhe rreth 11 kilometra, Babush – Bibaj, për të vazhduar në vitin e ardhshëm, aty ka mesi i vitit deri në Doganaj dhe nëse gjithçka shkon mirë, autostrada në total do të përfundojë në fund të vitit 2018”, citohet të ketë thënë Lekaj.
Lekaj tutje tha se janë të përkushtuar që të përballojnë çdo sfidë.
“Momentalisht gjindemi në urën më të gjatë të rajonit, me një gjatësi prej 5.7 kilometrash. Ne jemi të përkushtuar që çdo sfidë ta përballojmë dhe të jemi mbështetës edhe me vija buxhetore, mos të kemi stërzgjatje sikur që ka ndodhur deri më tani“, njofton zyra për informim e kësaj ministrie.
Ndërsa, drejtori i projektit i kompanisë „Bechtel & Enka“, Alkhazjari theksoi: “E falenderoi ministrin Lekaj, për vizitën e sotme që i bëri këtij projekti. Është nder për ne që ta kemi ministrin për të parë punimet që janë arritur. Me ministrin Lekaj biseduam edhe për pjesën më sfiduese të këtij projekti që është ndërtimi i urave më të gjata në këtë seksion, sidomos pas reshjeve të fundit“.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)