Featured
Lekaj “tregon dhëmbët”, ndikon nga lartë që të fillon puna në zgjerimin e rrugës në Suharekë
Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Pal Lekaj ka folur për problemin e rrugës në dalje të Suharekës, në Shirokë. Ai në një prononcim për TherandaPost ka thënë se është dashur që të angazhohen nga Prishtina, që të fillojë puna në Shirokë.
“Jam angazhuar dhe sot po e shihni makinerinë që po e fillon asfaltimin, do të përfundoj në kohën më të shkurtë të mundshme. Do të kryejmë obligimin, edhe pse është komunal, por do ta kryejmë ne”, ka thënë Lekaj.
Ministri gjithashtu potencoi se ky projekt është stërzgjatur shumë, duke i kaluar të gjitha limitet.
“Kjo nuk është stërzgjatur, por i ka kaluar të gjitha limitet, jo për faj të operatorit por për faj të projektit nga komuna dhe të ministrit nga qeveria e kaluar. Ka kaluar koha e stërzgjatjeve dhe mossaktësisë”, tha Lekaj.
Problemi i gypit të ujësjellësit që kalon nën rrugë, sipas Lekajt, do të zgjidhet dhe se nuk do të ketë më problem.
“Problemet me gypin kryesor të azbestit, do të marrim përgjegjësitë e zgjidhim problemin, që mos të stërgjatet ndër vite.Një angazhim i resuresve njerëzore që kanë përgjegjësinë, po e shihni edhe suksesin”, përfundoi Lekaj.