Aktuale
Lekaj thotë se pret interpretim ligjor për penallti ndaj “Bechtel & Enka-s”
Ministri i Infrastrukturës, i cili dha nënshkrimin për aneksin e kontratës me “Bechtel & Enkan” për autostradën e Shkupit, nuk po e sheh atë si zgjatje të punimeve.
Sipas aneksit të kontratës që e ka publikuar KDI-ja në fund të 2018-s, qeveria do t’i paguajë “Bechtel & Enkas” borxhin prej 53 milionë eurosh, por edhe do t’i zgjatet përfundimi i punimeve kësaj kompanie për autostradën Prishtinë – Shkup.
“Sa i përket aneks-kontratës, janë të sqaruara deri në detaje. Është pjesa për zgjatjen e kontratës deri më 31 dhjetor 2018 dhe është pjesa për 12 mujore e pagesës”, tha Lekaj.
Por, duke ia zgjatur përfundimin e punimeve, sipas KDI-së, qeveria ia ka pamundësuar vetes që të kërkojë penallti nga kjo kompani për vonesa në punimet, që me kontratë do të duhej të përfundonin më 31 dhjetor, 2018.
Por, Lekaj insiston se, nëse e parasheh kontrata, “Bechtel & Enka” nuk do të shpëtojë nga penalltia.
“Nëse e parasheh kontrata, të jeni të bindur që do të ketë penallti. Ende jemi në konsulta me zyret ligjore dhe sipas opinioneve të tyre do të veprojmë. Shumë shpjet do të dal me një prononcim të saktë”, ka theksuar ai për KTV.
Në pikën 5 të aneks-kontratës të nënshkruar më 5 shtator 2018, thuhet se ‘koha e kompletimit të punimeve zgjatet për 152 ditë’.
Ndërsa, pagesa e 53 milionëshit ka filluar të bëhet prej 1 korrikut të 2018-s.


