Aktuale
Lekaj sqarohet pse do të bëhet ndërtimi i rrugës në trasenë Kijevë-Zahaq

Banorët që prekën nga ndërtimi i rrugës Kijevë-Zahaq nuk po pranojnë që autostrada të kaloj nga kjo anë. Meqë atyre po iu rrezikohen bizneset.
Shqetësimin e banorëve atje po e dinë edhe vetë minsitri i Infrastrukturës Pal Lekaj, por që thotë se rrugët janë për qytetarët dhe që kanë impakt pozitiv në zhvillimin ekonomik. Që sipas tij pas fizibilitetit janë marrë të gjitha masat e nevojshme.
Lekaj tutje në pyetjen e deputetes Shqipe Pantina për shqetësimin e banorëve, ka thënë se ai është takuar me banorët dhe se ju ka premtuar që do të ketë kyçje në 4 deri në 5 kilometra largësi.
“Sa i përket interesit të qytetarëve unë mendoj se rrugët janë për qytetarët dhe që kanë impakt pozitiv edhe në zhvillimin ekonomik është bërë fezibiliteti dhe me siguri pas fezibilitetit janë marr gjitha veprimet. Unë e di shqetësimin jam takuar disa herë me qytetarët dhe ju kam premtuar që kyçja në autostradën që të jetë e mbyllur duhet të jetë me standarde për të mos i rrezikuar qytetarët por në të njejtën kohë që të mos i lëmë pa kyçje. Do të merren standarde që janë gjithkah në Evropë nuk do të ketë largësi më të madhe se 4 -5 kiliometër për kyçje”, tha Lekaj.
Lekaj tutje shpjegoi se pse është përzgjedhur varianti i trasesë Kijevë-Zahaq për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Pejë.
“Ka përfunduar plotësimin e studimit të fesibilitetin dhe ndikimin mjedisor në segmentin Kijevë-Zahaq. Sipas këtij studimi, kompania konsulente duke vlerësuar kriteret teknike dhe mjedisore i ka dorëzuar dy variantet për trasenë nga Kijeva në Zahaq.Vlerësimi i traseve është kryer në bazë të multikritereve dhe kompania konsulente duke vlerësuar të gjitha aspektet ka përgaditur raprotin përmbledhës me rekomandimin e variantit të trasesë të projektit të zgjerimit nga Kijeva në Zahaq. Ministria e Infrastrukturës pas shqyrimit ka aprovuar variantin e trasesë së re si varaintin më të favorshëm sipas të cilës do të punohet projekti kryesor me gjitha elaboratet përcjellëse. Këtu edhe lejen nga Minsitria e Ambientit edhe lejen për ndërtim edhe leje për shndërrimin e tokës pjellore në tokë ndërtimore dhe pas përfudnimit të tyre fillon edhe shpallja e interesit publik”, tregoi Lekaj.
