Aktuale
Lekaj, rruga Deçan-kufiri me Malin e Zi do të vazhdojë, nuk cenojmë zonën e mbrojtur

Punët për ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë do të vazhdojnë, kështu ka thënë Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj pas një takimi që pati me kryetarin e Deçanit Bashkim Ramosaj, Komandatin e Forcave të përbashkëta të NATO-s, Admiralin James Foogo dhe komandantin e KFOR-it Selavtore Cuoci.
Lekaj ka thënë se punët për rrugën Deçan-Plavë do të vazhdojnë por duke mos e cenuar zonën e mbrojtur.
“Zhvillimi infrastrukturor ka impakt pozitiv edhe në zhvillimin e turizmit në zonat malore. Ne do të punojmë që Kosova brenda dy tri viteve të duket më ndryshe sa i duket infrastrukturës rrugore. Ne u zotuam po ashtu që aty ku janë zonat e mbrojtura pa ndonjë marrëveshje të mos kemi ndërhyrje të njëanshme, por shpresoj që marrëveshjet do të gjinden sepse do të dominojë e mira e përgjithshme për qytetarët dhe nuk besoj që do të ketë qytetar apo personalitet që t’i frenojë këto zhvillime që do të kenë impakt pozitiv të drejtpërdrejtë tek qytetarët, ngase ne jemi këtu për t’i ndihmuar ata qofshin ata personalitete politike apo fetare dhe ne do t’i trajtojmë ata barabartë të gjithë qytetarët. Unë dhe kryetari u zotuam që të mos ndërhyjmë në asnjë zonë të mbrojtur pa marrëveshje dhe do të respektojmë ligjin ashtu siç duhet”, tha Lekaj.
Poashtu Lekaj i njoftoi se viti 2018 është vit i zhvillimit të infrastrukturës, i cili do t’i ndihmojë zhvillimit ekonomik. Lekaj përsëriti qëndrimin e tij se trashëgimia kulturore, trashëgimi kjo e qytetarëve të Kosovës, do të mbrohet gjithmonë.
Kurse, admirali Foggo i ofroi ministrit Lekaj ndihmën e pakursyer për çfarëdo gjëje që ka nevojë dhe e falënderoi për sqarimet e detajuara që projekti i rrugës Deçan- kufiri me Malin e Zi, është duke u zhvilluar në të mirë të qytetarëve pa dëmtuar askënd.
Ai ka folur edhe për rëndësinë e zhvillimit ekonomik tha që me këtë tempo të zhvillimit dhe me këtë dinamikë të punëve nga të gjithë nga sa ka parë ai, zhvillimi ekonomik nuk do të jetë i largët për Kosovën. Kurse sa i përket rrugës Deçan – kufiri me Malin e Zi tha se pajtohet me çka tha ministri Lekaj dhe se çdo marrëveshje mes palëve është e mirëseardhur.
Admirali Foggo i ofroi ministrit Lekaj ndihmën e pakursyer për çfarëdo gjëje që ka nevojë dhe e falënderoi për sqarimet e detajuara që projekti i rrugës Deçan- kufiri me Malin e Zi, është duke u zhvilluar në të mirë të qytetarëve pa dëmtuar askënd.
