Aktuale
Lekaj: Qe pse “Bechtel&Enka” i ka kërkuar 63 milionë euro nga Qeveria e Kosovës [video]
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/pal_lekaj-1.jpg)
Shumë mospajtime, deklarata dhe debat parlamentar është bërë për 63 milionë eurot e kërkuara shtesë nga kompania “Bechtel&Enka” në ndërtimin e Autostradës “Arbën Xhaferi”.
Uran Haxha
Mirëpo, deri tash nuk e kemi ditur se si i ka llogaritur kompania këto miliona. Për këtë, ministri Pal Lekaj ka sqaruar në detaje për Ndërtimi.info, në një intervistë që do të transmetohet të dielën.
E para arsye është kjo: “E drejta për përshtatje të drejtë të çmimit kontraktues për shkak të zgjatjes së projektit, shpenzimet e rrjedhshme për shkak të zgjatjes indirekte të personelit menaxhues, të nevojshëm për administrimin e projektit janë kërkuar 16.8 milionë euro”, transmeton Ndertimi.info.
E dyta është: “Pajisjet – Bazuar në përditshmëinë e tyre, pajisjeve që nuk kanë funksionuar dhe kanë mbetur pa punuar, janë kërkuar 30.8 milionë euro”.
Ndërsa arsyeja e tretë është: “Shpenzimet e krijuara për shkak të humbjes së produktivitetit për vitin 2014; 2015; 2016, për shkak të zgjatjes së afatit të përfundimit janë kërkuar 10 milionë euro”.
Kjo në terma të përgjithshëm ishte kërkesa e kompanisë “Bechtel&Enka”. Mirëpo, kur pyetet për pagesën që duhet kryer kompanisë, ai thotë:
“Sa i përket kërkesës fillestare, ne nuk jemi pajtuar dhe nuk do të pajtohemi. Pas marrëveshjes që do ta bëjmë pas negoicimit dhe do të jemi transparent dhe do të jetë përfundimtare. Do të bëhet publike e tërë kontrata”.
Intervista e plotë do të transmetohet të dielën në ora 12:00.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)