Aktuale
Lekaj pranon se “Bechtel&Enka” s’ka vendosur ende panelet kundër zhurmës në “Arbën Xhaferi”
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/05/arb.jpg)
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka pranuar se nuk është përmbushur e gjithë kontrata me “Bechtel&Enkan” për autostradën “Arbën Xhaferi”.
Edhe pse fillimisht në Puls të KTV-së ai tha se kanë përfunduar punimet dhe hapja bëhet në fund të muajit maj, një publikim i një pike nga kontrata detyroi Lekajn që të pranojë se akoma s’janë vendosur panelet kundër zhurmës.
Ai pranoi se çka do që është në kontratë do të zbatohet, ndërsa shtoi se për këtë pikë po presin një mendim të ministrisë së Mjedisit.
Vendosja e këtyre “paneleve” për mbrojtjen nga zhurma arrin vlerën e rreth pesë milionë eurosh.
Lekaj ka pranuar se për ndërtimin e kësaj autostrade janë paguar 706 milionë euro.
Autostrada ka filluar në vitin 2014, por gjatë ndërtimit nuk shkoi gjithçka më së miri, edhe për punëtorët. Në vitin 2017 Tafil Tafallari gjeti vdekjen derisa ishte duke punuat në ndërtimin e kësaj rruge, që shkurton distancën mes Prishtinës dhe Shkupit. Puna në terren të pa përshtatshëm kishte bërë që në fshatin Kovaqec Tafallari të vdes.
E, problem, si pasojë kësaj autostrade kishin edhe banorët përreth zonave ku zhvilloheshin punimet. Po në fshatin Kovaqec shumë shtëpi ishin rrezikuar si pasojë e rrëshqitjes së dheut, duke detyruar që disa edhe të zbrazën.
Derisa Tafallari kishte vdekur, kolegë të tij kishin mbetur të lënduar, terrene të tjera të punës për këtë autostradë. Në tetor të viti të kaluar një trar kishte rënë nga ura më të gjatë në Ballkan, që është pjesë e kësaj autostrade. Në këtë aksident kishte të lënduar, e Përparim Sadiku kishte mbetur i varur të një lartësi qindra metra për rreth dy orë.
Kjo urë, në të cilën ndodhi aksidenti, është e gjatë rreth 6 kilometra. Në këtë urë janë vendosur mbi 1400 trarë të prodhuara në vend, në dimensione nga 35 deri në 45 metër të gjatë; Janë vendosur rreth 165 shtylla, lartësia e të cilave varion nga 3 metra deri në 80 metra.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)