Aktuale
Lekaj-LDK’së: Projektin e “Bechtel&Enka”s e kemi trashëguar ja pafshi hairin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Avdullah Hoti nga radhët e LDK-së edhe njëherë është deklaruar për çështjen e 63 milionëshit që po kërkon kompania “Bechtel&Enka”. Për të cilin Hoti ka fajësuar ministrin aktuale të Infrastrukturës duke mos lënë përgjegjëse qeverisjen e partisë së tij. Kjo erdh pasi deputeti i Nisma për Kosovën Milaim Zeka kërkoi nga ai që të tregoj se kush është shkaktar për këtë pagesë.
Ndaj të cilës deklaratë reagoi edhe vetë ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj. I cili tha këtë çështje e trashëguar dhe se për këtë do të merren organet e drejtësisë. Ai madje tha se këto dëmshpërblime të bëra në atë kohë sa LDK ishte në pushtet po i kushtojnë në Kosovë.
Megjithatë, Lekaj iu drejtua LDK duke iu thënë që fajin mos ta hedhin diku tjetër.
“Projekti i “Bechtel Enka” e kemi trashëguar nuk keni kryer obligimet e juaj në vitin 2014-2015-2016 prandaj mos u mundoni ta hidheni fajin diku tjetër ja pafshi hairin. Por unë nuk do të vë nënshkrim për dëmet e juaj, dhe për këtë çështje duhet të merret dikush dhe janë organet e Drejtësisë që do të merren me këtë çështje”, tha Lekaj, përcjellë Ndërtimi.info
Lekaj ka theksuar se do të jenë të vëmendshëm për cdo centë të tatim paguesve dhe se nuk do të marrin vendime që e dëmtojnë buxhetin e Kosovës.
“Më vjen mirë që LDK është në vendin që vetëm mundet me akuzu por që nuk mund të merr vendime që e dëmtojnë buxhetin e Kosovës sikur që e kanë dëmtuar. Ke shtruar një çështje që më kanë djersitur. Nuk e kemi gjetur ne por e kemi gjetur nën tavolinë që e keni bërë ju. Të jeni të bindur që për çdo centë të taksapaguesve të qytetarëve të RKS do të jemi të vëmendshëm dhe nuk do të marr vendime që e dëmtojnë buxhetin”, theksoi ai.
Për këtë temë ish-ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku tha se nuk do të hapet.
“E keni zmadhuar qaq shumë, sa nuk po du me u qel”, tha Zharku.
https://ndertimi.info/ne-kuvend-kerkohet-llogari-per-63-milioneshin-e-bechtelenkas/
