Aktuale
Lekaj kërkon falje që premtoi për zgjerimin e rrugës në Veternik, thotë se ka pasur defekte në projektim [video]
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2018/01/2.jpg)
Zgjerimi i rrugës në Veternik është projekt për të cilin u pat premtuar se po ndërtohet me standarde të larta dhe do të përfundojë shumë shpjet. Mirëpo, nuk po del të jetë ashtu.
Që kjo rrugë të përfundojë duhet punë dhe kohë shtesë. Kjo për shkak të rrëshqitjes së murit anësor mbajtës, si pasojë e reshjeve të shiut në muajin nëntor.
Këtë e ka bërë të ditur ministri Pal Lekaj në një intervistë për Ndërtimi.info, derisa ka kërkuar falje që projekti nuk shkuar siç duhej.
“Vizitën e parë e kam bërë në Veternik. Kam premtuar që brenda muajve do të lëshohet në qarkullim dhe unë kërkoj falje sepse nuk kam qenë i saktë, nuk kam hy në brendi të projektit, por më është thënë nga operatori ekonomik se mund të bëjmë për 45 ditë. Kanë shkuar dy muaj, por sot e asaj dite nuk është lëshuar në qarkullim dhe kjo është sepse ka pasur defekte në projektim, ka pasur defekte në shpuarje – gjeomekanike”, ka thënë Lekaj.
Lekaj ka thënë se ende nuk dihen dëmet e shkaktuar nga kjo rrëshqitje, por ka shtuar se tashmë janë themeluar dy komisione që do të merren me çështjen e këtij problemi në këtë rrugë.
E se rrëshqitja e këtij muri kishte ndodhur si pasojë e gabime në planifikim, për Ndërtimi.info e kishte thënë edhe profesori i lëndës së “Projektimit të Rrugëve”, Naim Hasani.
Derisa, e kishte konsideruar defekt njerëzor, ai kishte thënë se në këtë muri ka edhe gabime tjera.
“Nuk ka problem që nuk zgjidhet problem që nuk zgjidhet me kohë nëse bëhen përgatitjet si duhen. Ajo atje, muri në Veternik nuk është çështje e natyrës, muri atje është në radhë të parë për shkak mos planifikimit si duhet. Ndoshta ka edhe gabime tjera, por duhet një hulumtim i tërësishëm, por kurrsesi ne natyrës nuk do t’ia lëmë problemin”, ka thënë profesori.
E, rrëshqitja e këtij muri u kishte shkaktuar probleme edhe banorëve përreth. Kjo pasi kishte bëri që vërshime të ketë edhe nëpër podrume të banesave në atë zonë./ndertimi.info/
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)