Aktuale
Lekaj inspektoi projektet rrugore në fshatrat e Gjakovës, premton edhe ndërtimin e kësaj autostrade
Rrugët në disa fshatra të Gjakovës që janë duke u asfaltuar, i inspektoi nga afër i pari i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe kandidati për kryetar në këtë komunë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Ksoovës, Ardian Gjini.
Lekaj në vizitën që pati ka kritikuar qeverisjen aktuale për mos asfaltim të këtyre rrugëve. Megjithatë ai premtoi gjakovarëve se nuk do të mbetët asnjë rrugicë e pa asfaltuar.
Nuk ishin vetëm rrugicat premtim i Lekaj. Ky i fundit premtoi edhe ndërtimin e autostradës Klinë-Gjakovë.
“Jemi këtu për të inspektuar rrugën, Skivjan-Novosellë, me gjatësi prej 1.8 kilometra, ndërsa tërë projekti, ka vlerën prej 180 mijë euro, dhe punimet do të përfundojnë brenda 90 ditëve. Ka qenë domosdoshmëri e mëhershme. E kam njoftuar zyrtarisht edhe komunën e Gjakovës se do të jem në ditë, në inspktim të projekteve rrugore të kësaj komune, nuk e dij pse nuk kanë dalë për këto projekte që kanë impakt pozitiv për qytetarin, që i lidhin dy fshatra dhe që i frekuentojnë dikund 3000 mijë banorë. Prandaj, në këtë drejtim e kam një mesazh që e nuk do të mbetet rrugicë e pa e asfaltuar me kërkesën e qytetarëve, por edhe me kërkesën e komunës. Po ashtu sot do të jem në inspektim të rrugës për Goden, rrugë kjo e cila ka një vlerë prej 800 mijë euro dhe gjatësi prej 12 kilometrash, projekti është në përfundim e sipër”, tha Lekaj.
Gjithashtu Lekaj vitizoti edhe asfaltimin e 5.7 kilometra rrugë në fshatin Damjan, ku ka thënë se ky projekt do të përfundoj brenda 60 ditëve.
Nuk u ndalë këtu. Lekaj shkoi të shoh nga afër edhe punimet që po bëhen në rrugën “Petro Nino Laurasi” e cila ka përfunduar por ende nuk është bërë pranimi teknik.
Autostrada të cilën e premtoi Lekaj, kap shumën e 50 milionë euorve.
“Kjo komunë do të përfitoj në vitin 2018, së pari autostradën Gjakovë-Klinë në vlerë prej 50 milionë, po ashtu kredia e marrë do të shfuqizohet, dhe ato mjete financiare prej 8.2 milionë do të jenë të buxhetit të Kosovës, nga Ministria e Infrastrukturës dhe do të hyjmë në marrëveshje me prioritet që do t’i ketë kryetari i cili do të zgjidhet nga qytetarët e kësaj komune. Ne realizimin e projekteve ne do të jemi pa ngjyrime politike, por jemi këtu që t’i themi komunës, zyrtarëve dhe qytetarëve të Gjakovës, që ne jemi të vendosur të kemi investime të fuqishme në Gjakovë sepse deri më tani ka pasur pak investime nga Qeveria”, tha Lekaj.
Premtime për investime në projekte rrugore dha edhe Ardian Gjini. Ai madje tha se do të realiziohen të gjitha projektet që janë paraparë me të marr timonin për udhëheqje të komunës së Gjakovës.
“Definitivisht Gjakova po kthehet në hartë të investimeve, të cilat kanë munguar për një kohë të gjatë. E falënderoj ministrin Lekaj, dhe kryeministrin Haradinaj që kanë kthyer realizimin e projekteve të mëdha në Gjakovë. Të gjitha projektet që i kemi paraparë do të jenë të realizuara, ndërkaq ndryshimet pozitive do të shihen shumë shpejt”, deklaroi Gjini.