Featured
Lekaj diskuton me BERZH për shpronësimin dhe implementim të projekteve

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka zhvilluar sot një takim me një delegacion të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të kryesuar nga Donald Mushaxhiu dhe Julia Mackin.
Tema diskutimi në këtë takim ishin veprimet që duhet të ndërmerren lidhur me shpronësimet e pronarëve formal dhe joformal përgjatë traseve të rrugëve që do të ndërtohen, ndikimin socio-ekonomik tek pronarë, vënien e objektivave që duhen arritur si dhe vlerësimin e trafikut.
Këtë e ka bërë të ditur vet ministri Lekaj, përmes një statusi në facebook.
Ai, ka theksuar se janë dakorduar që të tri komponentët e ndikimit socio-ekonomik të përfshihen në vendimin përfundimtar si dhe të vazhdohet tutje me implementimin e projekteve sa më parë që është e mundur.
“Duke i falënderuar, i sigurova që ne nuk do të lejojmë vonesa të mëtejme në implementimin e projekteve të financuara nga BERZH-i dhe projekteve të tjera nën menaxhimin e Ministrisë së Infrastrukturës”, ka shkruar Lekaj.
