Aktuale
Lekaj deklarohet sërish për rindërtimin e rrugëve në Ferizaj

Rruga Babush, Tërrn, Luboc, Koshare e Slivovë do të rindërtohet shumë shpejt, kështu ka deklaruar edhe njëherë i pari i Ministrisë së Infrastrukturës Pal Lekaj. Pasi ky i fundit ishte kritikuar nga deputeti Labinot Tahiri që në rast të mos mbajtjes së premtimit për ndërtimin e rrugës Tërrn do të organizoj protestë bashkë me banorët e atjeshëm.
Gjithë kjo erdhi pasi ministri Lekaj në nëntorin e vitit të kaluar bashkë me deputetin Tahiri kishin vizituar këtë rrugë, rindërtimi i të cilës kushton rreth 3 milionë euro.
Por lidhur me atë se ministri Lekaj nuk mbajti premtimin për ndërtimin e kësaj rruge, ministri po hedh fajin tek procedurat e tenderimit të cilat disa herë janë kthyer nga fillimi.
Megjithkëtë ai në një postim në facebook ka thënë se është çështje dite që të rishpallin ofrimin nga operatorët ekonomik.
Postimi i Lekajt:
Rruga Babush, Tërn, Luboc, Koshare dhe Slivovë do të rindertohet shumë shpejt.
Në nëntor të vitit të kaluar, gjatë një vizite në Ferizaj, bashkë me deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Labinot Tahiri, jemi takuar më banorët e fshatit Tërn dhe bashkë me ta, e kemi vizituar rrugën, Babush – Tërn – Luboc – Koshare – Slivovë, e cila kushton rreth 3 milion euro.
Në prani të Deputetit Tahiri dhe të banorëve të këtyre fshatrave kemi premtuar se ketë rrugë, të konsideruar si me e demtuara (e deformuara) në Kosovë, do ta rregullojmë në afatin me të shpejt të mundshëm.
Procedurat e tenderimit për të njëjtën kanë filluar e janë anuluar disa herë, tani pasi i kemi të gjitha informatat, i kemi marr të gjitha masat e nevojshme, e conform ligjit kemi arritur që të njëjtën ta përgadisim dhe do ta rishpallim për ofertim nga Operatorët Ekonomik shumë shpejt, pra është çështje ditësh.
Do të jemi shumë të vëmendshëm që procedurat të zhvillohen konform ligjit dhe projekti në fjalë të fillojë së materializuari.
E kemi thënë që nga fillimi se, gjëndjen të cilën e kemi trashëguar në raport më projektet infrastrukturore, nuk ka qenë më e mira dhe prandaj shumë nga to edhe janë stërzgjatur, por mbajmë fjalën e dhënë se të njëjtat do të rregullohen dhe në rastin konkret, fshatrat, Tërn, Luboc, Koshare dhe Slivovë do të bëhën më rrugën e tyre të re.
