Aktuale
Lekaj: Autostrada për Shkup kryhet në fund të këtij viti
Ministri aktual i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka treguar se Autostrada Prishtinë-Hani i Elezit do të kryhet në fund të këtij viti. Ai ka treguar se deri në përfundim të punimeve do të bëhen edhe pagesat për kompaninë “Bechtel-Enka”.
“Punimet në këtë autostradë do të përfundojnë në fund të këtij viti. Kështu thuhet edhe në kontratën e nënshkruar mes Qeverisë dhe kompanisë Bechtel-Enka”, ka thënë Lekaj.
Ai në emisonin Pressing ka thënë se edhe 150 milionë eurot e mbetura do të paguhen me kohë.
“Nuk do të ketë me penallti apo dënime, Qeveria e Kosovës do t’i bëjë të gjitha pagesat me kohë”.
Ndërsa për pagesën shtesë të 53 milionë eurove ndaj kompanisë punëkryese që po ndërton këtë autostradë, Lekaj akuzon qeverisjen Mustafa dhe ish-ministrin e infrasstrukturës Lutfi Zharku që nuk kanë kryer pagesat me kohë.
Akuza këto që u mohuan nga Zharku, duke thënë se pse Bechteli i kërkoi atij 14.78 milionë euro, e Lekajt 63 milionë euro.
Pagesa për 53 milionë sipas ministrit aktual erdhi edhe përshkak se Kosova mund të përfundonte në Arbitrazh, e që edhe kjo u mohua nga Zharku. Ky i fundit tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhte meqë Bechteli atëhere kur kisht nënshkruar kontratën 600 milionëshe ka ditë që Qeveria nuk i ka paratë.
Madje edhe Lekaj por edhe Zharku po thonë se janë të hapur që rreth kësaj Prokuroria e Shtetit të hap hetime.



