Aktuale
Lejet e ndërtimit, rryma elektrike e kreditë janë probleme për ndërtimin në Kosovë, sipas BB-së
Në raportin e fundit të Bankës Botërore mbi klimën e të bërit biznes, Kosova është renditur në vendin e 60-të në mesin 190 ekonomive të vlerësuara. Ky po që ishte një lajm shumë i mirë, në përmirësimin e radhitjes nga pozita 64-të në pozitën e 60–të, mirëpo ka edhe shumë vërejte dhe këshilla për përmirësim. Më poshtë mund të lexoni disa nga të gjeturat kryesore për sektorin e ndërtimtarisë.
Indikatorët që bëjnë që Kosova mos të ketë pozitë më të lartë janë lejet e ndërtimit, qasja në energji elektrike dhe kredi, mbrojtja e investitorëve të pakicave dhe zbatimi i kontratave.
“Ekonomia e Kosovës përjetoi një rritje të fortë gjatë dekadës së fundit të nxitur nga kërkesat e brendshme në masë të madhe financuar nga remitancat dhe ndihmat .Të dhënat nga regjistri i firmave të sektorit formal gjatë viteve 2005-2014, zbulojnë që shkalla e krijimit të vendeve të reja të punës nga firmat formale ka rënë nga mbi 7,000 vende të reja të punës në fillim të vitit këtë periudhë”, thuhet në raportin e BB. Sektorët e tregtisë dhe shërbimeve janë sektorët e vetëm që kanë pasur rritje në aspektin e krijimit të vendeve të punës, ndërsa kontributi i sektorit prodhues ka qenë negativ që nga viti 2012, ku kapaciteti i sektorit të ndërtimit për të shtuar vende të reja të punës ka qenë gjithashtu në rënie.
Në kapitullin e zhvillimeve të reja makroekonomike dhe fiskale citohet se shërbimet janë sektori më i madh me vlerën të madhe që kontribuojnë në rritjen prej 56% të GDP-së dhe, që janë të pasuar nga ndërtimi, pasuria e patundshme dhe shitja me pakicë.
Shërbimet e ndërtimit dhe pasuritë e paluajtshme janë më të mëdhatë brenda sektorit të shërbimeve të cilat marrin vlerën e rreth 15.5 GDP-së. Brenda raportit thuhet se kapaciteti prodhues i Kosovës po rritet por është i ngushtë, i koncentruar dhe jo-konkurrues. Ky raport nënvizon varshmërinë nga importet, ndërsa potencohet se ekziston një perceptim se ka zëvendësim të importit në disa sektorë të tillë si ushqimi dhe materiali ndërtimor, por nuk ka dëshmi të mjaftueshme për të verifikuar këtë hamendje.
Në kapitullin e tretë të këtij raporti është analiza se kush punëson më shumë në vend. Këtu përmendet se firmat janë të përqendruara në disa sektorë. Pjesa e firmave në sektorin e shërbimeve u rrit nga 21 % në 28 % , si dhe për minierat, shërbimet dhe ndërtimet nga 7% në 10% midis 2005 dhe 2014. Punët u zhvendosen nga prodhimi drejt tregtisë dhe në një masë të vogël në shërbime. Mesatarisht janë 48 % e firmave të Kosovës mbijetojnë përtej pesë viteve të para të operimit. Në të gjithë rajonet në Kosovë, ndërkohë që në të gjithë sektorët, nivelet më të larta të mbijetesës janë në biznes / financa, si dhe në miniera / gurore (edhe pse këto të fundit kanë shumë pak kompani në përgjithësi), ndërsa në hoteleri dhe ndërtime, normat e mbijetesës duket të jenë relativisht më të ulëta.
Gjeografikisht, Prishtina përbënte 58% të krijimit të vendeve të reja të punës. Firmat e vogla, veçanërisht në Prishtinë, kanë treguar potencialin më të madh të rritjes. Normat e rritjes së firmës duket të jenë më të lartat në sektorin e biznesit/financave dhe në sektorët e ndërtimit.
Në prodhim, produktiviteti është më i lartë në tregti, ndërtim dhe bujqësi, ndërsa më i ulët në shërbime.
Pagat më të larta lidhen me arsimin, pjesërisht për shkak të klasifikimit profesional dhe sektorial. Fitimet lidhen pozitivisht me arritjet arsimore për burrat dhe gratë.
You must be logged in to post a comment Login