Arkitekturë
Larg të përsosurës, njerëzit duan të jetojnë në shtëpi ku mbizotëron kaosi

Tashmë janë larg kohët në të cilat shtëpitë tona ishin si vitrina, të cilat i pastronim sa herë vinte zonja e pastrimit. Sot apartamentet janë hapësira të jetuara në të cilat pranohet dhe pak kaos, sepse sado që tentojmë të jemi multitasking jemi njerëz dhe jo të përsosur.
Nëse duke lexuar këto rreshta e gjeni veten, dijeni që nuk jeni të vetëm dhe ekziston nje filozofi e tërë e cila ju mbeshtet dhe që është e gatshme të behët trendi me i rëndësishëm i designit në vitin 2018: WABI-SABI.
Me rrënjët në Japoni, termi Wabi-Sabi është i vështirë për t’u përkthyer dhe merr jetë nga kombinimi i dy fjalëvë të ndryshme, të cilat bashkë krijojnë një perspektivë të botës që na rrethon. Nga një anë kemi WABI një koncept që tregon se si jetohet në sintoni të plotë me natyrën duke shfrytëzuar atë që kemi në dispozicion; nga ana tjetër SABI që i referohet kalimit të kohës që është i ngadaltë dhe i pashmangshëm dhe pranimit të gjërave të cilat ndryshojnë. Të dyja këto fjalë të kombinuara, të ftojnë të gjejmë harmoninë e brëndshme, duke pranuar jo perfekten, në çdo aspekt të jetës tonë, duke përfshirë këtu dhe mobilimin.
Si të aplikojmë këtë koncept dhe në shtëpi ?
Duke zgjedhur qoshe që na bëjnë të ndihemi mirë, copëza autentike që nuk janë perfekte. Kur flasim për sende jo perfekte duhet te kemi kujdes mos ta ngatërrojmë me stilin shabby chic në të cilin e krijojme vetë imperfeksionin. WABI-SABI është një stil në të cilin çdo gërvishtje dhe çdo e djegur është krijuar nga kalimi i kohës, i viteve dhe jo nga dora e njeriut.
Thuajini po një shtëpie të jetuar dhe të vërtetë, edhe nëse kjo do të thotë të mos rregullojmë krevatin sapo jemi zgjuar. Thuaj po dërrasave me venaturat e drurit, qeramikave dhe porcelaneve pa finitura, materialeve të papërpunuara dhe jo të hekurosura, mobilje të bëra me dorë dhe mobilje të shënuara nga kalimi i kohës. Mos kini frikë të përdorni pjata dhe gota ndryshë nga njëra tjetra, apo çarçafë të pa hekurosur, sepse ju duket sikur largoheni nga shpirti juaj perfeksionist.
WABI-SABi parashikon mobilje që zgjasin në kohë, me materiale natyrale: dru, lesh, argjilë, bambu, lino, gur, të gjithë materiale që i nënshtrohen kohës. E njëjta gje vlen dhe për ngjyrat: gri, blu, e gjelbërt, ndryshk dhe të gjitha tonalitet neutrale të florës.
Në fund mendoni të investoni në objekte të cilat përpos bukurisë ju ndihmojnë të reflektoni mbi kuptimin e esenciales duke zgjedhur të rrethoheni vetëm nga objekte që ju bëjnë të ndiheni mirë.
