Aktuale
Lansohet projektligji i Punës, Ministri Reçica tregon se çfarë përmbanë

Kontrata e punës, orari i punës 40 orë në javë, pushimet, e pagat minimale, janë trajtuar hollësishëm në projektligjin më të ri, i cili nga sot u lansua për konsultime publike nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skënder Reçica ka treguar se ky projektligji ka për qëllim avancimin e kushteve të punës, me standarde evropiane.
“Projektligji rregullon marrëdhënien e punës në bazë të direktivave të BE-së dhe ka për qëllim avancimin e kushte të punës me standarde evropiane . Në këtë projektligj do të trajtohen çështjet nga lidhja e kontratës në mes të punëdhënësit e punëmarrësit deri tek shkëputja apo pensionimi i punëmarrësit. Struktura e projektligjit është hartuar sipas kapitujve nënkapitujve për secilin fushë specifike në gjithsej 131 nene dhe do të trajtohen: kontrata e punës orari i punës 40 orë në javë dhe pushimet në përgjithësi, puna nga shtëpia me kontrata të veçanta, ndalimi i konkurrencës, kompensimi i dëmit, paga minimale gjobat shumë çështje tjetra”, është shprehur Reçica.
Ai ka folur edhe për projektligjin e lehonisë dhe reformat e reja të cilat janë punuar në fusha të ndryshme, e që janë duke u trajtuar këtë vit.
“Vitin 2018 quaj vit të reformave kemi punuar në të gjitha fushat ku preket mirëqenia e qytetarëve ku preken të drejtat e punonjësve, ku preken të drejtat dhe përgjegjësitë tona karshi kategorive të ndryshme, karshi kategorive me nevoja të veçanta të shoqërisë tonë.ne e kemi quajtur vit të reformave ku kemi marrë reforma rrënjësore, në fushën e sistemit pensione dhe të beneficioneve, në fushën e marrëdhënies së punës ku sot po lansojmë konsultime publike, në fushën e trajtimit të lehonave të punësuara dhe atyre të papunësuara. Jemi duke i trajtuar si reformë këtë vit edhe shërbimet sociale e familjarë, reformën gjithëpërfshirëse të personave me aftësi të kufizuara të gjitha këto bëjnë që me të drejtë e kemi quajtur 20-18 vitin e reformave”, ka deklaruar ai.
Lansimi i këtyre dy projektligjeve do të zgjasë deri më me 25 tetor të këtij viti e deri atëherë konsultimet publike do të jenë të hapura për të gjithë.
