Aktuale
Lansohet ‘Portali i Prokurimit të Hapur dhe Transparent’

Lëvizja FOL me mbështetjen e USAID Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, bën lansimin e “Portalit të Prokurimit të Hapur dhe Transparent”.
USAID-i i akordoi një grant Lëvizjes FOL për të krijuar një Portal të hapur për transparencë në prokurim, bazë e të dhënave kjo e cila mbledh informata nga platforma e prokurimit elektronik e Kosovës dhe ia ofron ato të dispoueshme publikut në një mënyrë lehtësisht të përdorueshme.
USAID-i, përmes programit të tij Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, mbështetë aktivitetet e e-prokurimit duke ndihmuar organizatat e shoqërisë civile në përcjelljen e shpenzimeve të qeverive lokale dhe asaj qendrore dhe duke mbështetur mënyrat kreative të monitorimit nga ana e publikut të shpenzimeve të qeverisë dhe nxitjes së një sistemi të drejtë dhe transparent të prokurimit.
Në lansimin e këtij portali u tregua edhe se janë gjetur rreth 32 mijë e 160 kontrata në prokurimin e vjetër, por që nuk janë të përfshira edhe dokumentet të cilat nuk kanë pas njoftime për anulim.
Kurse, duke filluar 1 janari i 2016-tës edhe kur është lansuar prokurimi publik, thuhet të jenë gjetur 12 mijë e 946 kontrata.
“Janë gjetur rreth 32 mijë e 160 kontrata në prokurimin e vjetër, këtu nuk janë përfshirë dokumentet të cilat kanë pas njoftime për anulim. Pastaj nga 1 janari 2016 kur ka filluar lansimi i prokurimit publik kemi gjetur 12 mijë e 946 kontrata që gjithsej nga dy sistemet kemi marrë 48 mijë 124 kontrata. Nga këto kontrata të marra i kemi vendos filterat e saktësisë në 100 përqind ku vetëm 7 mijë e 14 kontrata janë futur në sistem. Kontratat tjetër 85 përqind të tjera ose 41 e 114 kontrata kanë mbetur në procesim të tutje përshkak se kanë probleme teknike iu mungon ose vlera, ose nuk është shkruar emri i biznesit në vendin e duhur, probleme të cilat korrigjohen manualisht”, u bë e ditur sot në lasimin e “Portalit të Prokurimit të Hapur të Tenderëve”.
