Connect with us

Aktuale

Lagjja “Sherret” në Ferizaj bëhet me infrastrukturë të re

Published

on

Kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës si dhe rregullimin e infrastrukturës nëntokësore në lagjen “Sherret” të Ferizajt.

Për të parë nga afër këto punime sot doli edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar edhe nga drejtori i Infrastrukturës Arbër Bytyqi, por edhe qytetarë të shumtë. Me këtë rast është thënë se ky projekt do ta përmirësoj dukshëm cilësinë e jetësuese së banorëve të kësaj lagjeje e cila konsiderohet si më e vjetra dhe me të cilën identifikohet edhe Ferizaj.

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, ka thënë se bëhet fjalë për një projekt të munguar e që zë fill qysh nga mandati i parë i tij qeverisës, përderisa ka shtruar se krahas këtij projekti komuna do ta shqyrtoi mundësinë e realizimit edhe të projekteve tjera me qëllim që kësaj zone t’ia kthej atraktivitetin e një zone me potencial të madh zhvillimor.

“Sot gjendem në lagjen me urbane të qytetit, lagjen identitare të Komunës së Ferizajt, që ne shumë shpesh krenohemi dhe flasim për këtë lagje, por sikur pushtete duke përfshirë të gjitha, sikur e kanë lënë anash. Prandaj edhe jam i lumtur që sot më në fund po e mbyllim këtë kaptin që ka qenë e harruar nga pushtetet dhe nga investimet, por ja që çdo pune i vije fundi dhe sot ne po vemi fundin e një projekti që është dashur të ndodh kaherë”, ka thënë kryetari Aliu.

“Do të doja që të keni në këtë rast, një mirëkuptim nga qytetarët e kësaj lagje, por në të njëjtën kohë po besoj se jemi duke dhënë porosinë e qartë se qeverisja jonë është duke u rikthyer, respektivisht është duke vëne prioritete tek ato zona, tek ato lagje, tek lokalitete të cilat do të duheshin të trajtoheshin vite më parë. Jemi këtu në një lagje që është dashur që të kryhet në vitin 2014-2015 sipas planifikimeve, por është dashur që të pritet edhe katër vite që praktikisht ky projekt të fillojë , sepse ju e dini që ne kishim filluar këto investime dhe pikërisht jemi këtu pran lumit që ne atëherë në vitin 2012-2013 e kishim filluar dhe që mbeti në gjysmë dhe nuk përfundoi ashtu siç ishte parë, por qeverisja ime do të ketë gjithë vëmendjen, që kjo zonë të ketë gjithë vëmendjen e duhur që të jenë një zonë urbane dhe që të kryhen projektet e planifikuara që përfshinë , kanalizimin atmosferik dhe fekal, në një pjesë të caktuara do të ketë edhe intervenime edhe ne ujësjellës”, është shprehur ai.

Në anën tjetër edhe banorët janë shprehur se me këtë projekt po tregohet përkushtimi institucional. Madje kanë shtuar se në zemër të Ferizajt e kanë merituar qysh me herët. Kjo zonë përbën zonën më atraktive të qytetit. Ofron potencial për zhvillimin edhe të projekteve tjera përfshirë ato rekreative, sportive e ambientale.

Si Kryetari Aliu, por edhe banorët janë shprehur pro këtyre projekteve, duke thënë se posedon potencial të mjaftueshëm. Në kuadër të këtij projekti përfshihet asfaltimi dhe rregullimi kanalizimit atmosferik dhe fekal në rrugën “Sherret ”,asfaltimi dhe rregullimi i kanalizimit në rrugën “Hasan Cerkini” si dhe asfaltimi i rrugicave ne rrugën “Gjergj Fishta” si dhe rregullimi i rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit fekal e atmosferike i po të këtyre rrugicave. Vlera e këtij projekti kap shumën rreth 200 mijë euro, ndërsa është projekt dy vjeçare.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending