Aktuale
Lagjja e miliarderëve, dy më të pasur në botë jetojnë afër njëri-tjetrit
Xhef Bezos, pronari i Amazon.com ia kaloi Bill Gejtsit për pasuri. Ata janë tashmë dy njerëzit më të pasur në planet, dhe të dy bashkë jetojnë në të njëjtën qytezë prej 3000 banorësh, më pak se 1 km larg njëri-tjetrit.
Qyteza ku kanë zgjedhur të jetojnë quhet Medina, shumë pranë Siatëllit, dhe ata nuk janë të vetmit miliarderë që jetojnë aty.
Po si duket qyteza ku kanë zgjedhur të jetojnë dy njerëzit më të pasur në botë?
Qyteza fillon me një rekord botëror që në hyrje. Rruga lidhëse është një urë lundruese, që është më e gjata në botë e llojit të vet. Këto ura kanë bazamente lundruese që lidhen me njëra tjetrën.
Duke pasur vetëm 3000 banorë, kjo është ndërtesa që përmbledh funksionet shtetërore, që nga bashkia e deri te policia.
E gjithë qyteza është me pamje fantastike nga qyteti i Siatëllit, buzë liqenit të famshëm “Uashington”.
Pothuajse çdo shtëpi ka pamje nga uji dhe nga një mol për të ndaluar motoskafët. Zona është shumë e njohur për sporte ujore.
Në të gjithë qytetin janë mbjellë pemë me gjelbërim të përhershëm, të cilave nuk u bien gjethet në asnjë stinë. Fondacioni i Pemëve e ka shpallur në vitin 2006 si “Qytetin e Pemëve”.
Ndërkohë që rrugët publike janë me pemë gjithnjë të gjelbra, oborret private kanë dekorime nga më të ndryshmet, secila sipas stilit të vet.
Rruga më e famshme e qytezës është Evergreen Point Road, pikërisht rruga ku jetojnë Xhef Bezos, Bill Getjs, dhe shumë biznesmenë të tjerë.
Siç mund të merret me mend, qyteti është shumë i qetë. Edhe numri i makinave që sheh të kalojnë nëpër rrugë është shumë i vogël.
Por kjo s’do të thotë që do të ketë qetësi për të huajt. Gazetari që po bënte fotot nëpër qytet u kontaktua menjëherë nga policia, 15 minuta pasi kishte shkelur në zonë. Dikush i kishte njoftuar, sepse u ishte dukur i dyshimtë.
Qyteza është pothuajse vetëm me shtëpi, pa dyqane apo biznese. Zyra e postës duket i vetmi biznes që ka lëvizje.
I vetmi dyqan tjetër, veç postës dhe një ushqimoreje, është një dyqan bimësh, i quajtur Uells Medina Nursery.
Pak shtëpi mund të shihen nga rruga. Shumica janë të rrethuara me mure të larta e pemë të dendura, dhe jo vetëm…
Nëpër mure duken sistemet e sofistikuara të sigurisë, si sensorë për lëvizje dhe kamera në çdo cep.
Nga shtëpia e Xhef Bezosit, për shembull, nuk mund të shihet më shumë se kaq. Në fakt, prona e tij rreth e rrotull shtëpisë është rreth 21 mijë metra katrorë.
Bezosi e bleu 10 milionë dollare shtëpinë në vitin 1998, por e rinovoi në vitin 2010 me 28 milionë të tjera, duke marrë zgjerim. Më pas bleu edhe një shtëpi rrotull, për rreth 58 milionë dollarë.
Bill Gates jeton më pak se një kilometër larg Bezosit, në kompleksin e tij 125 milion dollarësh. Është një pronë e quajtur Xanadu 2.0, me rreth 6100 metra katrorë, e rrethuar me teknologji nga më të ndryshmet.
Qyteti vendosi ne vitin 2009 nje sistem sigurie shume te sofistikuar, me kamera në çdo anë, me diktues targash, fytyrash, etj, duke ngjallur zemërim mes aktivistëve. Por policia këmbënguli që siguria vjen e para.
Kjo është shtëpia e partnerit të Microsoft që e vuri pasurinë duke krijuar programet Word dhe Excel. Në fakt, quhet “Windows 2000”, dhe ka 2000 dritare.
Një pikturë në mur tregon historinë e qytetit. Është themeluar në vitin 1891 dhe i është vënë emri i një qyteti në Arabinë Saudite
Këto rafte me libra gjendeshin kudo nëpër parqet e shumta, prej ku mund të merrje një libër e ta lexoje teksa shëtit.