Aktuale
Labirintet poshtë kalldrëmeve të pazarit të Gjirokastrës, po bëhen destinacioni më i vizituar nga turistët
Shqipëria është një ndër destinacionet më të vizituara jo vetëm nga turistët vendas por dhe shumë të huaj. Shumë shpejt një vend interesant për tursitët do t’i shtohet Shqipërisë.
Në themelet e pazarit karakteristik të Gjirokastrës janë zbuluar disa labirinthe të lashtë që me siguri do vizitohen nga mijëra turistë.
Shkak për zbulimin e këtyre labirintheve janë bërë punimet në Qafën e Pazarit të cilat i shtuan Shqipërisë një vend të pa shkelur më parë në mrekullinë e gurtë.
Vasil Polo, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare të Gjirokastës ka njoftuar se këto vende të vjetëra datojnë që prej themelimit të qytetit, pasi ata janë mbyllur para viteve ’90 dhe po zbulohen tani.
Polo tregoi se menjëherë pas zbulimit të labirintheve është bërë edhe pastrimi i tyre, në mënyrë që kjo pasuri e sapo zbuluar të bëhet sa më parë gati për turistët.
Gjirokastra ka shumë mrekulli nëntokësore për t’u zbuluar që mund të tërheqë mijëra turistë, por edhe labirinthet e sapozbuluara me siguri do e rrisin numrin e turistëve këtë vit krahasuar me një vit më parë.
“Labirinthet e qyetit të gurtë shërbenin si mënyrë komunikimi mes tregëtarëve, të cilët shkëmbenin mallrat e tyre pa qenë nevoja që të shkonin në pjesën e sipërme të qytetit. Pjesa më e madhe e këtyre bizneseve ishin të ndërtuara në disa nivele, dhe labirinthet përbënin nivelin më të ulët, të ndërtuar në mënyrë të tillë edhe për të rrujatur produktet në kushte frigoriferike për të mos u prishur. Sa i takon periudhës së ndërtimit nuk ka një datë fikse, megjithëse sipas historianëve mendohen se kanë nisur rreth shekullit të 17-18 periudhë kjo që përkon dhe me themelimin e qytetit të gurtë. Pazari në formën që ka sot është ndërtuar rreth 400 vjet më parë. Fillesat i ka brenda mureve të kalasë që identifikonin qytetin e Gjirokastrës. Me rritjen e popullsisë familjet u detyruan të dalin jashtë mureve rrethuese të kështjellës duke hedhur themelet e para të konstruksioneve tregtare. Vjetërsia e Pazarit të Gjirokastrës përmendet në dokumentat e udhëtarëve të njohur të pas mesjetës.” – shprehet Hairi Kashau biznesmen në Gjirokastër.