Ndërtim
Ky robot mund t’ju ndihmojë ta ndërtoni shtëpinë tuaj

Duke marrë parasysh të gjithë vështirësinë që ka punimi i drurit apo ndertimi i nje shtepie, si dhe koha që duhet për të përfunduar, ndihma e dikujt tjetër që të ndihmon për të kryer matje, prerje ose që mund të mbajë apo pasojë veglat e punës dhe materiale të shumllojshme, bëhet mjaft e vlefshme dhe e cmuar.
Kështu që imagjinoni lehtësimin kur dëgjon që ETH Zurich po punon për të krijuar robotin asistent në ndërtim. Zakonisht ndihma të tilla kushtojnë pasi nëse merr një asistent do të të duhet ta paguash atë për punën e kryer, kështu kjo mund të rezultojë e kushtueshme për secilin prej nesh. Pjesët e robotit janë ashtu siç mund të presim,shumë më të lehta për tu thënë por jo për ti krijuar ato.
Një palë krahë të cilat janë montuar në tavan, në zonën ku punohet, tërheqin pas vetes dhe presin traret në përmasat e duhura, i vendosin ato në pozicionin e duhur dhe hapin vrima në vendet ku do i vendosin ato më pas. Pjesa më e madhe e punës mund të kryhet me sukses pa qenë nevoja e ndërhyrjes nga ana e njeriut dhe akoma më mirë pa pasur nevojë për praninë e një skele. Këto modele janë variante me përmasat e një dhome, të ndërtuara specifikisht për të qenë në thelb të pavarura.
Nëse ndonjë ndryshim është bërë në projekt në tërësi, modeli kompjuterik mund të përshtatet vazhdimisht për të përmbushur kërkesat e reja. Ky lloj i arkitekturës dixhitale të integruar është mbyllja e hendekut midis projektimit, planifikimit dhe ekzekutimit.
