Ndërtim
Ky qytet i ka banesat më të shtrenjta në Zvicër
Në terma absolutë, megjithatë, blerja e banesës është më e shtrenjtë në qytetin e Cyrihut. Në qytetin më të madh zviceran në fillim të korrikut çmimi për metër katror arrinte mesatarisht 12.250 franga.
Në mes viteve 2007 – 2017 çmimet e banesave u shtrenjtuan për rreth 82 për qind në vende të caktuara. Më shtrenjtë janë apartamentet në Cyrih.
Çmimet e pasurive të patundshme janë rritur ndjeshëm në Zvicër gjatë viteve të fundit. Këtë e tregon një analizë e re e ETH Zurich dhe Comparis. Në qytetin e Luzernit çmimet e banesave u rritën me 82 për qind brenda dhjetë vjetësh.
Që nga 1 korriku një metër katror në Luzern kushton 8500 franga. Më e rëndësishmja ishte rritja e 80 për qind në rrethin Horgen të Cyrihut, pasuar nga rrethet Sursee (LU) dhe Uster (ZH), me një rritje prej 69 për qind, përcjell albinfo.ch.
Në terma absolutë, megjithatë, blerja e banesës është më e shtrenjtë në qytetin e Cyrihut. Në qytetin më të madh zviceran në fillim të korrikut çmimi për metër katror arrinte mesatarisht 12.250 franga. Sipas ETH, kjo ishte 750 CHF më shumë se në vitin e kaluar. E dyta më e shtrenjtë është 11.500 për metër katrorë në rrethinën e Maloja të Grisons, ku përfshihen edhe bashkitë e St. Moritz, Pontresina dhe Silvaplana.
Lavaux-Oron, e cila shtrihet midis Lausanne dhe Vevey në liqenin e Gjenevës, renditet e treta. Atje çmimi për metër katror u rrit me 1250 franga zvicerane, në 11.250 franga zvicerane, transmeton albinfo.ch.
Në Schwyz janë edhe më të shtrenjta çmimet e banesave: për një shtëpi të mesme me pesë deri në gjashtë dhoma, një mesatare prej 2.45 milionë franga u pagua më 1 korrik. Në komunitetet e bregut të artë të Cyrihut në rrethin e Meilen shumat ishin më të larta, rreth 2.3 milionë franga zvicerane. Zug-u ndoqi vendin e tretë me 2 milionë franga zvicerane.