Arkitekturë
Ky është përkufizimi i arkitekturës, sipas Jay A. Pritzker
Një diskutim i gjatë ka qenë nëse arkitektura është një formë arti apo vetëm ndërtim. Nëse flasim për termin arkitekturë ajo mund të përkufizohet si shprehja ose zbatimi i aftësive krijuese njerëzore dhe imagjinatës, zakonisht në një formë vizuale, siç është piktura ose skulptura, duke prodhuar edhe vepra dhe projekte shpeshherë të papara dhe unike.
Arkitektura përgjithësisht vlerësohet për bukurinë e saj ose fuqinë emocionale dhe ndikim përmes imazhit të saj të cilin e bartë tek njerëzit. Siç mund ta dijë çdokush i përfshirë në disiplinën arkitekturore, ekziston një bollëk i përkufizimeve të ndryshme të fjalës “arkitekturë”, kështu që nëse qëllimi i saj parësor është arritja e bukurisë apo organizimi i hapësirës ose strehimi i njerëzve kjo çështje mbetet për tu diskutuar.
Arkitekti Jay A. Pritzker, i cili është edhe themeluesi i çmimit prestigjioz për arkitekturë jep ketë përkufizim për arkitekturën: “arkitektura ka për qëllim të tejkalojë nevojën e thjeshtë për strehim dhe siguri duke u bërë shprehje artistike”.
E në anën tjetër arkitekti Jonathan Jones sqaron se arkitektura është arti që ne të gjithë e hasim shpesh, më intime, por pikërisht sepse është funksionale dhe e domosdoshme për jetën, është e vështirë të jesh i qartë se ku ‘arti’ në një ndërtesë fillon apo përfundon.
Por, pikërisht kjo dykuptimësi është pjesë e asaj që e bën fushën e arkitekturës sfiduese dhe emocionuese. Shpeshherë në botën e arkitekturës disa veprat mund të shihen si art, arkitekturë ose të dyja bashkë. Dallimi në mes këtyre është gjykim individual në varësi të atyre personave që kërkojnë, për të dhënë një gjykim për ato kufij të turbullt të ndarjes së qartë në mes këtyre fushave.
/Ndertimi.info/
You must be logged in to post a comment Login