Aktuale
Ky është objekti që u përfol më së shumti këtë javë

Hualli më i madh i bletëve e padyshim edhe më i komentuari këtë javë ka qenë struktura gjigante “Vessel”, e projektuar nga dizajnuesi Thomas Heatherwick, që u hap në rajonin Hudson Yards të pjesës perëndimore të Manhatanit.
Objekti tashmë po konsiderohet ndër projektet më të mëdha të pasurive të patundshme në historinë amerikane, që po e transformon një ish-oborr hekurudhor në Upper West të Mahnattanit në një lagje krejtësisht të re, me më shumë se pesë hektarë të hapësirave të reja publike dhe kopshteve, transmeton Ndërtimi.info.
Monumenti publik është një kornizë për t’u ngjitur, që ka rreth 16 kate, me rreth 2,465 shkallare, 80 ulëse dhe pamje përgjatë gjithë lumit Hudson dhe Manhattan.
Studios Heatherwick iu kërkua hartimi i një kompleksi që do t’i mirëpresë vizitorët në zemër të rrethit dhe do të krijojë një vend të ri për t’u takuar, në Manhatan.
Një pjesë e sfidës ishte krijimi i diçkaje të paharrueshme që nuk do të ngulfatej nga grumbulli i rrokaqiejve përreth apo shkalla e hapësirës së re publike mbi platformën e trenave.
Ideja ishte për krijimin e një objekti që në vend se të jetë një skulpturë inerte, statike, të jetë një vendtakim social, i cili inkurajon aktivitetin dhe ndërveprimin.
Më poshtë mund të shihni disa foto të bëra së fundmi që po e paraqesin këtë objekt nga një këndvështrim tjetër, objekt ky që tashmë edhe është shndërruar në vend ideal për realizimin e fotove nga mijëra vizitorë që shkojnë brenda ditës./Ndërtimi.info/






