Featured
Ky është numri marramendës i objekteve pa leje në Kosovë

Institucionet kompetente në Kosovë ende nuk po munden t’i ndalin ndërtimet pa leje. Tashmë në tërë territorin e vendin rezultojnë qindra mijëra objekteve të ndërtuara sipas qejfit të pronarëve e pa përfillur ligjin.
Në të gjitha komunat e Kosovës aktualisht janë mbi 300 mijë (353.685) objekte të ndërtuara pa leje. Kjo, sipas raportit “Indikatorët për planifikim hapësinor në Kosovë”, i nxjerr në qershor të këtij viti nga Instituti për Planifikim Hapësinor në kuadër të Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit.
Listën me numrin më të lartë të ndërtimeve pa leje e kryeson Prishtina me mbi 64 mijë sosh, pastaj Gjilani me mbi 32 mijë (32128) dhe Prizreni me rreth 28 mijë (27900), shkruan Ndërtimi.info
Mirëpo, në shtetin tonë ka komuna që në territorin e tyre nuk kanë asnjë objekt pa leje, si Parteshi. Por, ka të tilla që kanë vetëm nga një objekte pa leje, kjo së paku të identifikuar. Qytetet me numrin minimal të këtyre ndërtimeve janë Mamusha dhe Zubin Potoku.
Më poshtë gjeni listën me numrin e ndërtimeve pa leje, për secilin qytet.
