Connect with us

Aktuale

Ky është hoteli i akullit ku të gjithë duan të shkojnë, shkrin në fund të dimrit

Published

on

Në zemër të Laplandit, provinca më veriore e Suedisë, është pozicionuar ky hotel akulli

I vendosur në 1,200 km në veri të Stokholmit në Jukkasjärvi, hoteli ka mbi 80 dhoma dhe ndërtohet çdo vit në të njëjtin vend duke përdorur akull nga lumi aty pranë, Torne.

Hoteli është afro 30 mijë metra katrorë dhe ndodhet 200 km në veri të Rrethit Arktik dhe përmban një bar akulli Absolut Vodka, një kinema me akull, dhoma familjare me akull dhe suita akulli. E gjithë struktura përmban katër mijë ton akull.

Me pak fjalë, gjithçka ka të bëjë me akullin.

Hoteli filloi të funksionojë për herë të parë në vitin 1990 kur artisti francez Jannot Derid mbajti një ekspozitë personale aty në formë cilindrash akulli.

Një natë, nuk kishte dhoma të lira në dispozicion të turistëve në qytet dhe disa vizitorë vendosën çantat e tyre mbi lëkurat dhe akullin që kishte pushtuar këtë ambient. E nga ajo kohë, ai mori emërtimin “hoteli i parë i akullit” në botë!

Në vitin 2016-të, hoteli u zgjerua edhe më shumë edhe ai sot ka një strukturë të përhershme akulli të hapur për vizitorët. Kjo do të thotë që ju do të kaloni disa nga netët tuaja “të ftohta” (në një dhomë akulli) dhe të tjerët ditë “të ngrohta” (në një dhomë normale).

Ju mund të vendosni se cilat net doni të kaloni të ngrohta ose të ftohta kur të rezervoni.

Dhomat e hotelit

Shtrate të mëdhenj me batanije nga lëkura e kafshëve dhe skulptura akulli! Gjatë këtij sezoni ju mund ta vizitoni këtë hotel dhe jo vetëm do të shijoni akomodimin e akullt në habitatin e tij natyror, por gjithashtu do të shihni dritat veriore që dhurojnë spektakël.

Në dimër, prisni të paguani rreth 152 euro në natë për një dhomë standarde të ngrohtë dhe 390 euro për natë për një dhomë standarde të ftohtë.

Suitat do të kushtojnë ndërmjet 600 euro për një natë, në varësi të asaj se sa të zbukuruar dëshironi ta merrni ambientin. Suitat luksoze madje kanë qasje të drejtpërdrejtë në sauna, megjithëse edhe apartamentet “e rregullta” kanë dalje në sauna.

Çfarë mund të bëni në hotelin e akullit?

Ka mijëra aktivitete në të cilat mund të merrni pjesë në hotel dhe në zonë. Këtu janë disa nga gjërat më të mira për të bërë kur të vizitoni “Ice Hotel” në Suedi:

* Një turne me udhëpërshkrim të detajuar – Bëni një turne nëpër të gjithë hotelin e akullit për të mësuar të kaluarën, të shihni dhoma te ndryshme dhe mënyrën se si është ndërtuar i gjithë hoteli.

* Skulpturë me akull – Provoni dorën tuaj në akull duke realizuar skulptura të ndryshme. Është kaq argëtuese. Klasat zgjasin afro dy orë e gjysmë dhe kushtojnë 71 euro për person.

* Lundroni në dëborë – E disponueshme nga dhjetori deri në prill, kjo është një mënyrë argëtuese për të parë tundrën arktike ndërsa lundroni nëpër breshëritë e borës. Udhëtimet zgjasin disa orë dhe kushtojnë 95 euro për person.

* Safari mbi kalë – Me kalë ju mund të shkoni edhe në zonat e pakapshme suedeze. Ju madje mund të shikoni edhe jetën e egër dhe kafshët dominuese aty si dhelprën, tigrin, luanin, etj. Ky është një aktivitet i plotë, i cili përfshin edhe një drekë të shijshme! Biletat kushtojnë 200 euro për person.

* Safari i jetës së egër – Hipni në një motor dëbore dhe drejtohuni për të parë malin dhe peizazhet e bukura. Nëse jeni fotograf, kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për të bërë foto në Laplandin suedez.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending