Arkitekturë
Kuzhinat që zor mendoni se vijnë nga gjiganti IKEA
Ka një arsye që IKEA është një zgjedhje mjaftë e popullarizuar për kuzhinat e reja: ato janë tepër të volitshme. Këtu janë nëntë kuzhinat tona të preferuara të IKEA-s, në stilet që mund të iu shtyjnë që të mendoni për rimodelimin e ardhshëm të kuzhinës tuaj.
Sarah Sherman Samuels e ka pajisur kuzhinën e saj me drita nga “Light Lab” të zgjatura nga tavani drejt mbi tryezën e ngrënies, dyer nga Semihandmade të punuara nga druri dhe hapësirën tek lavamani e kishte zbukuruar me një pllakë mermeri të hirtë. Pamja përfundimtare ishte tepër luksoze dhe joshëse.
Në këtë kuzhinë nga kompania Stockholm, dollapat janë të veshura në çelik inox të cilët kombinohen në mënyrë të përkryer me pllakën e mermerit tek lavamani.
Kjo kuzhinë nga Dwell karakterizohet nga dollapa të IKEA-s të cilët kanë pasur disa përmirësime. Dyert e këtyre dollapave janë ngjyrosur me një të zezë mat e cila është kombinuar me ngjyrën e zezë të dorezave, një sirtari si dhe një pllake mermeri e cila jep një pamje të shkëlqyer dhe moderne.
Kjo kuzhinë nga Croma Design karakterizohet nga dollapa të IKEA-s të cilët në mënyrë të përsosur janë kombinuar me doreza të zeza nga Rocky Mountain Hardware.
Kjo kuzhinë nag Kik kombinon dorezat me ngjyrë ari dhe dyert blu nga kompania Superfront, e cila ofron shumë produkte me të cilat ju mund të rregulloni kuzhinën tuaj nga IKEA.
Dyert e dollapave të IKEA-s i japin kësaj kuzhine nga kompania Entrance, një pamje më tradicionale.
Kjo kuzhinë me detaje minimaliste nga Coco Lapine Design ka dyert nga IKEA në ngjyrë qumështi të kombinuara me doreza ngjyrë ari nga Superfront. Lavamani dhe banaku i zi kombinohen mjaft bukur mes tyre si dhe me ngjyrën e zbehur të dollapave.
Kjo kuzhinë nga The Sweetest Digs e shfaq në mënyrë të përkryer kombinimin dy-tonësh të ngjyrave të zbehura.
Kuzhina e tetë me radhë nga Dwell në ngjyrë të gjelbër të zbehur është e kombinuar me doreza në formë të pullës në ngjyrë bakri të shëndritshme.
Kjo kuzhinë nga Chris Loves Julia kombinon dollapat nga IKEA me dyer të drurit nga Semihandmade, me një çmim tejet të përballueshëm duke i dhënë një pamje të bukur kuzhinës.