Aktuale
Si u shpërblye arkitekti që projektoi Kishën Ortodokse në Kampusin e UP-së dhe ndryshoi planin [bio+foto]
Arkitekti që ka ndryshuar projektin e Bashkim Fehmiut për Kampusin e UP-së, për ta mundësuar ndërtimin e Kishës Ortodokse Serbe “Tempulli i Krishtit Shpëtimttar” është Spasoje Kruniq. Ai është i njohur si “Strogi Paja” dhe ka lindur më 1939 në Nikshiq, teksa i takon nacionalitetit serb.
Me arkikteurën u lidh në vitet e ’60-ta, kur më 1968 u diplomua në Fakultetin e Arkitekturës në Beograd, ku më vonë u angazhua si asistent.
Kruniq u angazhua më vonë në institucionet udhëheqëse të urabanizmit dhe arkitekturës, duke qenë edhe pjesë e Drejtorisë për Ndërtim dhe Rindërtim në Beograd, prej ku doli në vitin 1984 si fitues i një çmimi që jepej për punë.
Ai do të punonte disa projekte gjithandej serbisë, dhe më pas do të projektonte kishën uzurpuese “Krishti Shpëtimtar” në Prishtinë. Atëherë ai ishte edhe pjesë e aktiviteteve politike edhe si pjesë e Lëvizjes për Ripërtëritjen e Serbisë, që mbane te llogo shpesh edhe çetnikun Drazha Mihajlloviq. Më pas ai do të “shpërblehej” me postin e kryeshefit të Këshillit të Qytetit të Beogradit gjatë viteve 1997-2000. Në vitin 2001 Kruniq merr postin e drejtuesit të Departamenti të Arkitekturës dhe Urbanizmit në Fakultetin e Arkitekturës në Universitetin e Beogradit, deri në vitin 2002.
Mirëpo atij i është respektuar puna tejmase, pasi një kohë kur ishte edhe zëvendëskryeministër i Serbisë. Më pas jep mësim edhe në Varshavë e Pragë.
Më 2005 ka dalë në pension si profesor vazhdon të jetojë në Beograd.