Aktuale
Kusari-Lila i kundërpërgjigjet Haxhiut për keqpërdorimet në Kompleksin e Mejës

Ndërtimi i Kompleksit Memorial në Mejë të Gjakovës po dyshohet se që nga fillimi është përcjellë me parregullsi. Në lidhje me këtë kompleks është ngritur shqetësimi për keqpërdorime, madje edhe për nepotizëm.
Ish-kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, tani deputete në Kuvendin e Kosovës, është akuzuar nga deputetja e AAK, Teuta Haxhiu, se ka shkëputur kontratën e kompanisë që po i kryente punimet. Kjo sipas Haxhiut, që është mbështetur edhe në pakënaqësitë e shoqatës “27 Prilli”, është bërë pasi Kusari-Lila kontratën ia ka dhënë një kompanie familjare.
Deklarata e Haxhiut, deputetja Kusari-Lila i ka quajtur spekulatime.
“Ato janë shumë të pjesshme dhe spekulative, deklarata e deputetes Haxhiu”, tha shkurt Kusari-Lila për Ndërtimi.info.
Ajo nuk dha detaje më shumë, derisa theksoi se kohë më parë është deklaruar për këtë çështje.
Ndërsa, derisa ka ngritur shqetësim për keqpërdorimet mundshme në këtë projekt, Haxhiu e ka konsideruar masakër nëse vetëm një euro për keqpërdorur.
“Shqetësim për mua është shqetësim shumë i madh pasi jam deputete e asaj ane, pasi e thanë përfaqësuesit e “Shoqatës 27 prilli”. Pos punimeve që nuk janë duke vazhduar me cilësinë e duhur, ajo çka më ka shqetësu më së shumti është kërkesa e shkëputjes së kontratës kompania e cila kishte filluar kohë më parë nga ish-kryetarja Mimoza Kusari-Lil. Ky për mua është një shqetësim shumë i madh. Edhe 1 euro e vetme keqpërdorimi në Meje është më shumë se masakër. Është më shumë se dhimbje që po përsëritet të familjarët që ende kanë familjarë të pagjetur. Nëse me vetëdije të plotë kjo vërtetë duhet me hetu. Ka qenë ish-kryetarja që i ka thirr përfaqësues që iu ka tregu që duhet me iu shkëput kontrata dhe lidhja e kontratës sipas tyre nga drejtori Blakaj e një kompanie siç është thënë dhënë një familjari. Dëmi që po i shkaktohet buxhetit. Familjarët jo vetëm që janë të shqetësuar por e ngrisim zërin për të treguar se jo vetëm që duhet hetuar por duhet të dhënë llogari për çdo keqpërdorim që është bërë”, tha Haxhiu në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Shkak i shkëputjes së kontratës që sipas Haxhiut që bëri Kusari-Lila në kohën sa ishte kryetare e Gjakovës i ka shkaktuar dëme buxhetit të komunës, pasi që kompania ka dërguar në gjyq dhe si penalti komuna duhet të paguaj mbi apo rreth 100 mijë euro për dëmet.
Ndërsa, për këtë çështje Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kishtekërkuar nga kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi që të nis hetimet.
Në anën tjetër që pati keqpërdorime në këtë kompleks e pati pranuar edhe vetë ish-drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Idriz Blakaj.
“Problemi tjetër që është bërë para do dite për Kompleksin Meje atje është e vërtetë që ka pakënaqësi. Është thënë që ka pakënaqësi familjare. Unë nuk di, se na kemi pas kontakte me shoqatën atje dhe ata na kanë thënë se nuk din për këtë punë. Kur janë vendos kubëzat, i kemi hjekur njëherë se nuk kanë qenë të rregulluara mirë, por ajo është rregullu. Mirëpo unë vazhdimisht kam qenë ithtarë i hetimeve dhe të bëhet këto hetime dhe të shihet”, pati deklaruar ai./Ndërtimi.info/
