Aktuale
Kurti viziton komunat që pësuan dëme nga erërat
Kryeministri Albin Kurti mëngjesin e sotëm do të vizitojë komunat e Istogut, Pejës dhe Klinës për të parë nga afër situatën e krijuar pas erërave të forta që shkaktuan dëme e madje detyruan autoritetet lokale të pezullojnë edhe mësimin në shkolla.
Fillimisht, Kurti do të ndalet në Klinë e pastaj do të vizitojë edhe fshatin Stup.
Më pas, shefi i ekzekutivit kosovar do të vizitojë edhe Istogun ku do të ndalet edhe në fshatin Sinajë, shkollën në fshatin Vrellë dhe shkollën ne fshatin Kaliqan.
Në fund të vizitës së tij në komunat e Dukagjinit, Kurti ndalet edhe në Pejë ku është paraparë edhe vizita në shkollën Ekonomike.
Kurti tha se po shkon në këto komuna për të dëgjuar se cilat janë nevojat e institucioneve lokale dhe ato të qytetarëve.
“Dëmet kanë qenë të mëdha sidomos në Istog ku është ndërprerë dhe mësimi në shkolla. Për fat të mirë nuk jemi njoftuar për të lënduar. Qeveria është udhëzuar të ketë vëmendjen e nevojshme ndaj kësaj situate, për të vlerësuar sfidat dhe për të marrë masat e duhura, për t’iu gjendur pranë qytetarëve tanë”, deklaroi Kurti.
-
Infrastrukturë2 days ago
“Pse duhet medoemos me u realizue ndertimi i nënkalimit n’rrugën Agim Ramadani?”
-
Infrastrukturë3 days ago
Filluan punimet për asfaltimin e rrugës që lidh Junikun me regjionin e Pejës
-
Infrastrukturë3 days ago
Valdete Marevci Dërmaku – Gruaja e parë inxhiniere në ndërmarrjen e ngrohjes qendrore të Prishtinës
-
Aktuale2 days ago
Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës organizon kuvendin zgjedhor
-
Infrastrukturë2 days ago
Nis rehabilitimi i shtresave asfaltike ne aksin Tirane-Durres
-
Infrastrukturë2 days ago
Mbretëria e Bashkuar ka nevojë për 250,000 punëtorë shtesë ndërtimi deri në vitin 2028
-
Aktuale3 days ago
“Reagim ndaj shkrimeve të pasakta dhe tendecioze rreth nënshkrimit të kontratës me Arkitektin e Qytetit”
-
Infrastrukturë3 days ago
ATK fton ndërtuesit të paguajnë tatimet dhe Kontributet Pensionale për punëtorët e tyre