Aktuale
Kurti pyet pse po merret kredi për autostradën Kijevë-Zhaq e jo për “Kosovën e Re”
Në Kuvendin e Kosovës po diskutohet për Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e autostradës Kijevë- Zahaq.
Derisa të gjithë deputetët e mbështeten huan për këtë projekt, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka ngritur pikëpyetje se pse po kërkohet hua për asfalt e jo për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, raporton Ndërtimi.info
“Ne duhet të brengosemi pse nuk po marrim kredi për ndërtimin e Termocentralit,. Pse po marrim kredi të buta vetëm për asfalt. Fundja asfalti nuk është vlerë e shtruar në ekonomi siç është termocentrali se sepse asfalti është kapacitet gjenerues. Bile asfalti, rrugët duhet ta lidhin industrinë me konsumatorin, prodhimin me tregun. Në një anë ne marrim kredi për asfalt e në anën tjetër kemi bërë marrëveshje me Contour Global i cili kërkon garanci shtetërore për kredinë që do ta marr ai. Në njërën anë thuhet që shteti i Kosovës nuk është mjaftueshëm i fuqishëm dhe i sigurt që ta ndërtoj vetë termocentralin e në anën tjetër Fondi Investim Privat thotë se unë besoj në juve më shumë se sa që ju besoni në vete. Prandaj ma sjellin garancionin shtetëror për kredinë që më nevojitet, për termocentralin që do ta ndërtoj me para të juaja por që do të jetë i imi për 20 vite”, tha Kurti.


