Aktuale
Kurti premton rritjen e inspektorëve të punës deri në 400
Albin Kurti ka shpalosur programin e tij me të cilin synohet që ta qeverisë vendin, sot gjatë seancës së Kuvendit.
Ai tha se qeveria e tij do të jetë qeveri e punësimit dhe zhvillimit ekonomik e përveç kësaj edhe një qeveri e cila do të jetë në mbrojtje të punëtorit, me më shumë të drejta të garantuara ligjore. E për arritjen e kësaj Kurti premtoi rritjen e numrit të inspektorëve të punës deri në 400.
“Do të jemi qeveri për mbrotjen e punëtorit. Për punëtorët me shumë të drejta e më shumë të drejta ligjore të garantuara. Do të promovojmë punën 8 orë në ditë, 40 orë në javë, për punëtorët, për ta arritur këtë synim do ta shtojmë numrin e inspektorëve të punës deri në 400. Paga minimale dhe orët e punës maksimale do të mbrojnë produktivitetin dhe dinjitetin e punëtorit”, tha ai gjatë senacës së sotme.
Përveç kësaj Kurti premtoi që të investohet në ndërtimin e banesave të përballueshme për shtresat sociale, të cilat nuk mund të përballojnë blerjen e banesave më kushtet e tregut.
“Do të bëhet një reformë gjithpërfshirëse e politikave sociale, e cila do të rezultojë me një definim të qartë të kritereve për skemat sociale dhe do të jetësohet shtesat për fëmijë. Banimi do të bëhet i përballueshëm. Institucionet shtetërore do të përfshihen në ndërtimin e banesave që do të jenë të përballueshmë për familjet e reja dhe familjet në nevojë që nuk mund të përballojnë blerjet e banesave me kushtet e tregut”, është shprehur ai.
Albin Kurti deklaroi, po ashtu se programi i qeverisë së tij përfshinë ndër të tjera edhe zhvillimin e infrastrukturës me projekte infrastrukturore që hapin rrugë të reja, e jo autostrada të mbyllura e funksionalizim të plotë të hekurudhave të Kosovës.
“Do të jemii qeveri për infrastrukturë. Infrastruktura jonë duhet të jetë e plotë dhe funksionale. Ajo nuk duhet të jetë në shërbim të shteteve të tjera si rrugë tranzit për të dalë në një vend tjetër, por duhet të jetë e integruar me ekonominë tonë. Projektet infrastrukturore do të hapin rrugë të reja, jo autostrada të mbyllura, që do të na lidhin kësisoj edhe më shumë. Do ta shpëtojmë fshatin nga emigrimi dhe do ta zhvillojnë atë duke e lidhur me ekonominë nacionale.
Do të ndërtojmë aksin rrugor Prizren – Tetovë dhe atë Gjhakovë Shkodër. Si dhe funksionalizmin e plotë të sistemit hekurudhor brenda Kosovës”, është shprehur ai.
Në shpalosjen e programit të tij, Kurti tregoi edhe planet për energjinë, ku sipas tij do të ndërtohet një zonë e përbashkët energjetike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë e liberalizim të tregut të energjisë për të inicuar një treg transparent.
“Do të jemi qeveri për energji. Do të përdorim fuqinë energjetike dhe minerale në shërbim të zhvillimit ekonomik por gjithnjë duke mbrojtur ambientin. Do të ndërtojme zonën e përbashkët energjetike Koosvë Shqipëri për të arritur komplimentaritet në prodhimin e energjisë dhe do të liberalizojmë tregun energjisë, për të inicuar një treg transparent, jo diskriminues dhe i orinetuar kah konsumatori”, tha Kurti.