Arkitekturë
Kur një uzinë anijesh shndërrohet në “çerdhe” të UBER-it [foto]

Në San Franciskon e sotëm pronat janë një gjë shumë shumë e limituar dhe të zorshme për t’u gjendur. Mirëpo dikujt i punon koka më shumë se sa sytë.
UBER, një prej kompanive më me nam në botë për momentin që ka futur në një thes teknologjinë dhe transportin, ka gjetur një hapësirë fantastike. Ata janë prehur në një hapësirë që ishte harruar. Një uzinë anijesh me një platformë ku anijet lëshoheshin për herë të parë në det dhe u thyhej një shishe verë që t’u sillte fat, përcjell Ndërtimi.info.
Në kompleksin industrial në perëndim të Mississippit gjendet lagjja Dogpatch, ku është edhe ish-uzina “Pier 70”. Ajo është ndërtuar në fundin e shekullit XIX, në vitin 1885.

Tash ajo lagje, dikur industriale, është shndërruar në një hapësirë multifunksionale ku ka zyra, dyqane, hapësira të gjelbra e zona banimi.
“Hapësira ka qenë shtëpi e Bethlehem Shipbuilding, dhe tashmë jemi të fascionuar në idenë se kemi zyra teknologjike në një hapësirë të tillë”, ka thënë Aaron Doubt, drejtor i Advanced Technologies Group Facilities në UBER.
Për këta ishte e domosdoshme një hapësirë e tillë që tash në fakt kap shifrën mbi 12 mijë metra katrorë.

Gjendja e ndërtesës së uzinës nuk ka qenë në gjendje të mirë, sikur tregon Marcy Wong, arkitekt i studios “Mary Wong Donn Logan”, që ishte angazhuar nga UBER.
“Kushtet e ndërtesave nuk ishin të mira, pasi ishte vjetëruar shumë. Ndërtesa 113 i ishte ekspozuar ujit dhe u përkeqësua deri në pikën kur kishte filluar të pluhërosur, e muret ishin gati të rrëzoheshin”.
E tash pas një pune të madhe që kanë bërë aty duke e shndërruar të gjithë ndërtesën në diçka tjetër, e që nga jashtë duket e vjetëëër, kurse brenda një gërshetim që ta kënaq syrin.


