Connect with us

Aktuale

Kur një qendër tregtare bën lëmsh Inspektoratin, Policinë dhe Prokurorinë

Published

on

Një pjesë e një qendre tregtare në Prizren, e cila është shumë e vizituar, është bërë kurban për përleshje, akuza dhe çka jo tjetër mes Inspeksionit Komunal të Prizrenit dhe kompanisë që ka qendrën tregtare. Në këtë mes policia një ditë asistoi njërën palë, e tjetrën ditë u doli në krah palës që i bënte rezistencë një ditë më herët. Një kameraman i një medie lokale u sulmua nga stafi i qendrës tregtare, kurse gazetarët tjerë janë marrë në pyetje nga policia e Prizrenit.

Inspektorët e Komunës së Prizrenit më 19 gusht kishin shkuar në qendrën tregtare “Abi Çarshia” për të rrënuar një pjesë të saj, e cila është pa leje ndërtimore, por zyrtarët komunal pësuan nga pronari i kësaj qendre dhe punëtorët aty.

Inspektorët e Komunës u sulmuan fizikisht dhe u dashtë ndërhyrja e Policisë së Kosovës, por që  gjatë kësaj ndërhyrje janë lënduar edhe policët.

Derisa, të premten Policia asistoi në përpjekjen për rrënimin e objektit, të dielën ndodhi e kundërta. Të dielën Policia e Kosovës nuk ka lejuar rrënimin e objektit më arsyetimin se po respektohet vendimi e Prokurorisë, duke mos lejuar këtë rrënim.

Në anën tjetër, i pari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka akuzuar institucionet e drejtësisë se nuk e ndihmuan komunën në rrënimin e një pjese të kompleksit “Abi Çarshia”. Në një konferencë për media, ai ka thënë se institucionet e drejtësisë nuk e kanë kryer punën e tyre.

Ai, ka thënë se “Abi Çarshia” nuk ka përfillur vendimet e Komunës së Prizrenit në lidhje me punimet në këtë qendër tregtare.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë sipas ligjeve. Për ne nuk ka qytetarë të fortë dhe të dobët. Mungesa e sundimit të ligjit është problemi kryesor i Kosovës. Në këtë rastin e fundit, Komuna investitorit i ka ofruar mundësinë që të bëjë të gjitha sipas planit zhvillimor, sipas atij urbanistik dhe që mos të dëmtohet. Por më shumë se 1 vit e gjysmë ai nuk ka përfillur asnjë vendim dhe ka vazhduar punimet aty. Komuna është detyruar që të implementojë siç duhet ligjin”, ka thënë Haskuka.

Përfaqësues të “Abi Çarshisë”, tentimin për rrënim të objektit të tij, e ka quajtur politike, derisa është thirrur në udhëzimin administrativ për legalizimin e ndërtimeve pa leje të nënshkruar, duke shtuar  se kanë aplikuar për legalizim.

Avokati i qendrës tregtare “Abi Çarshia”, Taulant Hodaj ka njoftuar se tashmë u janë drejtuar gjykatës në lidhje me këtë çështje. Ai, se çfarë ka bërë kompania për lejen ndërtimore.

“U përfunduar kompleksi në qershor 2018 dhe 15 për qind është tejkalim i lejes së ndërtimit. Për këtë objekt që ka leje 15-20 prej saj ka tejkalim. Është objekti i vetëm që ka marrë leje asnjë tjetër në Prizren nuk ka. Ligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje ligji thotë se çdo ndërtim i përfunduam duhet të trajtohej para datës së hyrjes në fuqi. Udhëzimi administrativ është nënshkruar nga ministri në 2019 dhe ka hy në fuqi. Prej kësaj date e kemi mbledh dokumentacionin. Kemi aplikuar më 18.7, 2019, komuna e Prizrenit na ka lëshuar një kopje dhe thotë se nuk jemi të njoftuar se ka udhëzim administrativ ndërsa ai është publiku në gazetën zyrtare. Në përgjigjen e komunës thotë komuna e Prizrenit nuk ka asnjë shkresë zyrtare nga MMPH për legalizim. Këto i kemi dërguar në gjykatë dhe është duke u trajtuar”, ka thënë ai gjatë një konference për media.

No photo description available.

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Prizren ka thënë se rrënimi në këtë qendër tregtare është i kundërligjshëm. Kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren, Admir Shala, tha se objekti nuk guxon të rrënohet nëse investitori ka aplikuar për legalizimin e objektit dhe se rasti është duke u hetuar, prandaj zyrtarët duhet të kenë kujdes me veprimet që janë të kundërligjshme.

“Nëse investitori ka aplikuar për legalizim të objektit, objekti nuk guxon të rrënohet, edhe nëse aplikacioni nuk është pranuar kjo nuk mund të ndodhë pa i shfrytëzuar edhe mjetet e ankesës edhe në shkallë të parë edhe të dytë. Përderisa komuna nuk ka dalë me ndonjë vendim për legalizim duhet të përmbahet nga veprimet tjera, të cilat mund të jenë të kundërligjshme dhe në kundërshtim me ligjin për legalizimin e ndërtimeve pa leje, kjo çështje është nën hetim penal dhe përderisa jemi në hetime, i lutemi zyrtarëve që të përmbahen nga veprimet e kundërligjshme”, ka thënë ai.

Ndërkaq, e gjithë kjo histori kishte filluar në korrik të vitit të kaluar. Drejtoria e Inspektorateve në Komunën e Prizrenit më 31 korriku 2018 kishte marrë vendim për rrënimin e një pjesë në “Abi Çarshisë”, pasi ishte ndërtuar pa leje. Mirëpo Ministria e Mjedisit dhe planifikimit Hapësinor e kishte anuluar këtë vendim.

“Organi i shkallës së dytë i MMPH-së, konstatoi se Aktvendimi me nr. 17-354-38-56-2, me datë 31.07.2008 të  Drejtorisë së Inspektorateve- Komuna Prizren është i pabazë për shkak se investitori posedon leje ndërtimi. Ndërsa sipas procesverbalit nr.0004509, me datë 26.07.2018 të Drejtorisë së Inspektorateve- Komuna Prizren mbi konstatimin e gjendjes faktike në terren është konstatuar si në vijim: ndryshimet janë bërë brenda kufijve të vijës rregullative, ndërtimore, urban”, thuhej në vendimin e ministrisë.

Drejtoria e Inspektorateve të Komunës së Prizrenit edhe në muajin prill 2019  kishe urdhëruar ndalimin e punimeve në njërën pjesë të qendrës tregtare “ABI Çarshia”. Zyrtarët e kësaj drejtorie kishin vendosur shirita për ndalimin e punimeve, me arsyetimin se ato po realizohen në mënyrë të kundërligjshme, ndërsa lidhur me këtë rast ishin shqiptuar 3 gjoba mandatore./Ndërtimi.info/

 

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending