Connect with us

Aktuale

Kur fotografia dhe arkitektura botërore përpjeken në dorën e syrin e Ilir Rizajt

Published

on

Shkruan: Uran Haxha

Ai është një pejan, por i rritur në Prishtinë. S’ka mundur t’i shpëtojë një vesi të pejanëve që merren me zeje, megjithëse zeja e tij është më moderne, ose të paktën i ka rezistuar dhe ka ecur me kohën. Është Ilir Rizaj, fotograf që në sytë e tij së më miri merr fokusin e arkitekturës, objekteve të ndryshme dhe hapësirave që ua shton madhështinë. Një rrëfim për mos t’u humbur, nga fotografi që fotografitë e tij janë botuar në revistat më me nam për dizajn e arkitekturë.

Iliri njihet jo pak në rrethe profesionistësh sikur të fotografisë, ashtu edhe arkitekturës. Mirëpo, vonë në muajt e fundit të 2018-s, në një projekt të Përparim Ramës, H-House, pashë që fotografitë ishin fantastike. Firma e tyre mbante emrin e Ilir Rizajt dhe Fitim Muçajt. I ramë mbas si punë gazetari dhe pamë shumë punë të mëdha të Ilirit, që do pasonte me një kontakt direkt me të.

Gjithçka filloi kështu, duke u pasuar me një artikull të shkruar nga vet Ilir Rizaj për arkitektin Sokol Malushaga, që e botuam në Ndertimi.info. Radha mbeti që Rizaj, të na rrëfente pak për historinë e tij ngazëlluese. Si adoleshent, 15-vjeçar, po lidhte opingat mirë që të shkonte nga shkolla fillore në atë të mesmën. Në atë kohë, shpesh profesioni vendosej mu aty, sepse drejtimi në shkollën e mesme ta diktonte rrugën e jetës, natyrisht që jo gjithmonë.

Por, Ilir Rizaj kishte kuptuar se kishte pasion për një letër të vizllueshme që shpërfaqte imazhet e kapura nga syri i një aparati fotografik. Ai zbuloi fotografinë si pasion.Fati i donte që familja të kishte një aparat fotografik dhe kështu e shpjegon fillimin e tij.

Kur isha shumë i ri diku rreth 15 vjeçar e kuptova që kisha pasion për fotografi dhe vendosa ta ‘konfiskoj’ aparatin e familjes. E mora një kurs të fotografisë në Institutin e Amvisërisë në Prishtinë, dhe e krijova dhomën e errët në bodrumin e shtëpisë”, tregon ai. Kursin kishte filluar, dorën ia kishte marrë aparatit, dhoma ishte bërë gati dhe fotografitë dilnin nga Ilir Rizaj.

 

Mullixhiu, Tiranë

Karriera në New York

Shtatë vjet nga protestat e 1981-s, pranë hyrjes së decienies së fundit të shekullit XX, Kosova po ziente. Kjo do të dëshmohej pak vite më vonë edhe kur në Kosovë shpërtheu lufta. Si shumë të rinj, edhe Iliri pati fatin e mërgimit.

Në vitin 1988 e kam lëshuar Kosovën dhe jam zhvendosur në New York. Kam filluar punë në restorante, por krahas karrierës në restorante, jam marrë me fotografi në mënyrë amatore”, tregon Rizaj, që kohën sot e ka bukur të zënë, duke lëvizur mes rrokaqiejve njujorkez për të fotografuar vepra të arkitektëve.

Sigurisht fati duhet të jetë ndonjëherë në anën tënde. “Në vitin 1993 jam takuar me Fadil Berishën, fotografin e talentuar të modës. Ishte hera e parë që pata mundësi ta shohë realizimin e fotografisë profesionale të nivelit më të lartë botëror”. Po ai vit vë vulën e fillimit të punës së Rizajt afër arkitektëve.

Projekte e para arkitektonike që i kam fotografuar profesionalisht kanë qenë në po atë vit. Ato kanë qenë dizajne nga një arkitekt iranian, Bijan Safavi”, kujton Rizaj, që deri në vitin 2012, fotografinë e kishte vetëm pasion.

Upstate NY Residence

Më 2012 iu kam përqendruar në mënyrë profesionale, dhe natyrisht jam përqendruar në fotografi arkitektonike, ku e kam zemrën. Si klientë, sot kam arkitektë individualë si dhe firma të mëdha që dizajnojnë aeroporte, ndërtesa banimi, restorante, etj. Projektet që i kam fotografuar deri tani mund t’i shihni në ueb sajtin tim (vizito faqen)”, thotë Ilir Rizaj për Ndertimi.info.

Në detaje paksa, fotografi Rizaj që syri më së miri ja sheh arkitekturën, flet për relacionin e arkitekturës me fotografinë.

Arkitektura është një lami shumë interesante, përsa i përket fotografisë. Duhet të specializohesh në hapësirë, në perspektivë, në përmasa. Duhet të njihesh shumë mirë me këtë lami, përsa i përket aspektit arkitektonik. Për ta fotografuar ndriçimi është shumë, shumë me rëndësi: si të ndriçohet një hapësirë pa e ndërru dizenjon e ndriçimit origjinal që e ka paramendu arkitekti”.

Në mesin e atyre që bashkëpunojnë me Ilir Rizajn, një rend jo i vogël janë shqiptarë. Ai flet me ëndje për këta arkitektë shqiptar.

Bashkëpunoj me talentë të jashtëzakonshëm shqiptarë, si arkitektët: Sokol Malushaga, Bujare Cana, dhe Mars Podvorica, që jetojnë dhe veprojnë në New York, Përparim Rama, në Londër, Ilir Murseli dhe M. Koca në Prishtinë”, i përmend Rizaj këta artikitektë, duke thënë se një nga projektet më interesante që ka fotografuar është restoranti/bari “KuDeTa” në Perth të Australisë, vepër e Përparim Ramës.

Ardhjet dhe planet për Kosovë

Në çdo vit, agjenda e fotografit të arkitekturës përmban Kosovën. Ai gjithmonë dëshiron të vijë në Kosovë, por shpesh edhe dëshpërohet.

Në Kosovë mundohem me ardhë çdo vit. Çdo vizitë është dualiste, aq sa gëzohem ta shohë vendlindjen, familjen dhe shoqërinë e vjetër, aq sa edhe dëshpërohem kur shoh ndotje të jashtëzakonshme të mjedisit, ndërtime të egra të pafundme”.

Ai mahnitet nga kullat në Kosovë, shtëpitë e vjetra dhe veçon objektin e Bibliotekës Kombëtare, si dizajn unik. Krahas talentëve të shumtë për arkitekturë nga Kosova, Rizaj thotë se “na mungon një vizion kombëtar për të krijuar kushtet e duhura financiare dhe sociale për arkitekturë interesante”.

Të gjitha këto, nuk e ndajnë asnjëherë nga ëndrra e tij. Guida arkitektonike nga Kosova.

Unë e kam ëndërr të kahmotshme ta realizoj një libër, një guide arkitektonike, por jeta dinamike në New York ende nuk ma ka mundësuar këtë, por shpresoj se vjen dita së shpejti. Në ndërkohë, do të vazhdoj të zhvillojë bashkëpunimin me sa më shumë arkitektë të talentuar shqiptarë, kudo që të janë në botë”./ndertimi.info/

Aktuale

Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor nënshkruajnë peticionin për vazhdim të licencës së Terminalit Doganor në Ferizaj

Published

on

Terminalit Doganor në Ferizaj i skadon licenca në qershor. Zyrtarët e saj thonë se nëse mbyllet Terminali, do të përfitojnë kompanitë transportuese nga shtetet tjera.

Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor kanë nënshkruar peticion për institucionet duke kërkuar që t’i vazhdohet licenca terminalit pasi nuk kanë asnjë ankesë dhe kushtet në terminalet publike nuk i plotësojnë kërkesat e tyre.

Përfaqësuesit e bizneseve kërkojnë nga qeveria që të reflektoj mbi faktet e paraqitura dhe të rishqyrtoj politikat për terminalet, raporton RTK.

Minisitri Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, pak ditë më parë ka thënë për media se kjo çështje është brenda Komisionit përkatës

“Ne kemi marrë letër edhe nga Komuna e Ferizajt dhe pak a shumë jemi të njoftuar me situatën, është bërë edhe aplikimi nga ana e kompanisë, e cila sipas ligjit gjashtë ditë para duhet të bëjë aplikimin për vazhdimin e kësaj licence. Çështja e kësaj licence natyrisht do të mbetet brenda komisionit përkatës i cili merret dhe trajtohet proceduralisht sikurse edhe rastet tjera”, tha ai.

Ministri Aliu ka theksuar se pretendimet e paraqitura do të trajtohen mjaft seriozisht edhe në ministrinë që e drejton ai, por edhe në Ministrinë e Financave./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban

Published

on

Gjatë vizitës së saj në Bejrut, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, diskutuan sfidat e rëndësishme të brendshme dhe rajonale me të cilat përballet Libani dhe se si BE-ja mund ta mbështesë më mirë vendin dhe njerëzit.

Ajo njoftoi se BE-ja do të ofrojë një paketë ndihme financiare për Libanin me vlerë 1 miliard euro për 2024-2027.

Kjo mbështetje e vazhdueshme e BE-së do të forcojë shërbimet bazë si arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti për njerëzit në Liban. Ajo do të shoqërojë reformat urgjente ekonomike, financiare dhe bankare. Për më tepër, Forcat e Armatosura libaneze dhe forcat e tjera të sigurisë do t’i ofrohet mbështetje me pajisje dhe trajnime për menaxhimin e kufirit dhe për të luftuar kundër kontrabandës.

Vizita e Presidentes von der Leyen në Liban vjen pas takimit të posaçëm të Këshillit Evropian më 17-18 prill, ku Këshilli konfirmoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në Liban, duke përfshirë refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe komunitetet pritëse, si si dhe forcimin e mbështetjes për Forcat e Armatosura libaneze, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës. Këshilli Evropian ripohoi gjithashtu nevojën për të arritur kushte për kthime të sigurta, vullnetare dhe dinjitoze të refugjatëve sirianë, siç përcaktohet nga UNHCR./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending