Trashëgimia
Kur dyshohet për kompleks të vilave romake e gjenden gjurmë kishe në Kosovë

Kisha paleokristiane në Nikadin të Ferizajit është një lokalitet arkeologjik i Antikitetit të Vonë për të cilën u dyshua se ishte kompleks i vilave romake kur u zbulua së pari në vitet 60-ta të shekullit XX.
Ajo çka është zbuluar në këtë lokalitet është një kapak sarkofagu (arkë për vendosjen e kufomës) të bërë nga guri gëlqeror i mermerizuar në trajtë të çatisë së shtëpisë, ku dominojnë dekoret me motive nga fytyra e njeriut dhe floreale në front.
Ndërsa më pas në vendin ku është gjetur kapaku i sarkofagut, janë zhvilluar disa sondazhe arkeologjike (2007) që rezultuan me gjurmë të një kishe me përmasa jo të mëdha ndonëse mjaft e dëmtuar, e periudhës së krishterimit të hershëm (shekujt IV-VII e.s.), e plotësuar me disa spolje (material i ripërdorur) të plastikës dekorative sepulkrale të periudhës romake (shekujt III-IV e.s.).

You must be logged in to post a comment Login